Shembja e pallatit të VIP-ave, dëme në bizneset pranë, thyhen dyer e vetrata, lëndohet në dorë një prej pronarëve (VIDEO)

Është hedhur në erë me eksploziv pallati 6-katësh i vendosur në bulevardin Durrës, i cili u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pallati i ashtuquajtur i VIP-ave, u hodh në erë me shpërthim të telekomanduar megjithëse ndodhej shumë pranë objekteve të tjera.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në bizneset pranë pasi janë thyer dyer e vetrata të tyre. Ndërkohë pronari i një prej bizneseve është lënduar në dorë për shkak të çarjes së xhamave.

/BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne