Shënohet viktima e katërt nga koronavirusi në Shqipëri

Regjistrohet viktima e katërt nga koronavirusi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë një pacient 43-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.

Pas rëndimit të gjendjen gjatë mbrëmjes, 43-vjeçari nga Kavaja është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

43-vjeçari nga Kavaja, përpos obezitetit nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

43-vjeçari është viktima e katërt i prekur nga COVID-19 në Shqipëri./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne