Sherr me bashkëfshatarin, plagoset 52-vjeçari

Një i ri ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka plagosur bashkëfshatarin e tij. Ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Farkë të Vogël.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 20-vjeçari me inicialet A.M., akuzohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin me inicialet E.Q., 52 vjeç.

Fill pas ngjarjes i plagosuri u transportua me urgjencë në spital, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pak pas ngjarjes autori i ngjarjes është arrestuar.
Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne