Sherr online mes “skifterit” të Bashës dhe “skifteres” së Ramës

Ish-drejtoresha e doganave dhe tashme deputete e PS-së, Elisa Spiropali nuk i ka kursyer fjalët në lidhje me takimin e Lulzim Bashës me përfaqësues të Partisë Kristian Demokrate të Holandës duke e cilësuar atë si të turpshëm.

Spiropali e ka pyetur Bashën përmes Facebook-un, nëse ka apo jo një atdhe dhe i ka kërkuar të mos shpifë kundër vendit të tij.

“Zoti Basha, a e ke ti një atdhe apo ke veç një karrige partie për të mbrojtur, mor burrë i dheut?”.

Spiropalit i është përgjigjur deputeti rishtar i demokratëve, Ervin Salianji.

“Milionat e vjedhura në doganë e kanë bërë Elisën me çanta luksoze por nuk i blejnë dot mend”, shkruan Salianji në profilin e tij të Facebook-ut.

Reagimi i Salianjit:

Milionat e vjedhura në doganë e kanë bërë Elisën me çanta luksoze por nuk i blejnë dot mend. Ashtu si Elisa mban Edi Ramën për Skënderbe, ashtu ngatërron atdheun me hajdutët në krye të tij.

Grabitën çdo gjë, tani Elisa dhe padroni i saj kanë shqetësim se po e merr vesh tërë bota se si qeverisin ajo dhe padroni i saj, ndaj kanë filluar të barazojnë veten me atdheun.

Elisa është e shqetësuar se një fondacion hollandez i CDA, që ka kontribuar shumë për demokracinë shqiptare, mos merr vesh se sa ka vjedhur Elisa me shokë se pastaj marrin inat Shqipërinë. Rama nuk duhet të trembet dhe shqetësohet, Hollandezët ashtu si dinë të dallojnë bordellot nga Rembrandi ashtu dinë te ndajnë hajdutët nga Shqipëria, të gjithë ata që kanë pak njohuri dhe mënd e dinë se Rama dhe te vetët nuk janë atdheu, nuk janë Shqipëria por mortja që i ka rënë Shqipërisë./ albeu

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne