Rajoni

Sheshejl në Panairin e Librit në Beograd, thërret fëmijët: ejani çetnikë!

Në Panairin e 63-të Ndërkombëtar të Librit në Beograd, vëmendje e madhe ka tërhequr stenda e quajtur “Serbia e Madhe”, ku librat shiteshin nga vetë lideri i Partisë Radikale Serbe (SRS) dhe i dënuari për krime luftës, Vojislav Sheshelj.

Aty jajë shfaqur dhe nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, të cilët kanë pritur me padurim për t’u fotografuar me udhëheqësin radikal.

Shumica e tyre kanë ngritur dhe tre gishtat gjatë fotografimit, dhe kishte edhe ata që blenë libra dhe kërkonin autograf prej politikanit kontravers.

Gazetarët nga portali serb Mondo.rs u kërkuan fëmijëve që ishin duke pritur për t’u fotografuar me Sheshejlin se pse ata donin të pozonin me të, dhe përgjigja ishte: “Ai ishte në Tribunalin e Hagës ku e mbrojti veten mirë dhe shpjegoi gjithçka atje”.

Gjatë fotografimit, Sheshelj pyeti fëmijët: “A jeni çetnikë?”

 “Eja, eja çetnikë, të gjithë së bashku”, u tha Sheshelj fëmijëve që të mblidhen rreth tij dhe së bashku të dalin në foto.