Rajoni

Shi petrodollarësh arabë në Serbi: politikanët akuzojnë njëri-tjetrin se janë paguar nga vendet e Gjirit

Vendet arabe të Gjirit kanë hedhur miliona për influencë politike në Serbi.

Janë vetë politikanët serbë që kanë nisur përplasjen mes tyre duke akuzuar njëri-tjetrin që kanë kryer afera jo publike me qeveri të vendeve të pasura të Gjirit Arabik.

Gjithçka ka shpërthyer pas një debati ndërmjet ish-ministrit të jashtëm Vuk Jeremiç, që është njëkohësisht dhe lider i opozitës, si dhe kryeministres Ana Brnabiç.

Ndërsa Jeremiç ka akuzuar qeverinë se ka kryer marrëveshje jopublike në Beograd me Arabinë Saudite, kryeministrja deklaroi pa një pa dy se ish-shefi i diplomacisë së Serbisë ka tërhequr 200 mijë dollarë nga ambasada e Katarit në Berlin.

Nuk ka vonuar Jeremiç që ka folur për lidhje të vëllait të kryeministres serbe me petrodollarët nga Gjiri Arabik.

Në fakt, shtetetet arabe të Lindjes së Mesme por edhe Irani, si dhe satelitët e tijë persikë, kanë pasur marrëdhënie të ngushta me Jugosllavinë e Titos, e më pas me Serbinë e Millosheviçit.

Kjo marrëdhënie është fuqizuar ngaVuçiç, i cili ka rimëkëmbur kontratat e vjetra të Zastavës jugosllave me vendet e Gjirit Arabik.

Një kompani e rëndësishme nga vendi më i pasur i rajonit, Arabia Saudite, ka marrë një konçension të madh në Beograd për të ndërtuar një kompleks gjigand në zonën atraktive të Zemunit.

Kundërshtari politik i Riadit, Katari, i cili prej dy vitesh ka marrëdhënie të mira me Iranin e Turqinë duket se po tenton të futet fuqishëm në investimet serbe, duke afruar politikanë të rëndësishëm.

Pse Serbia është kaq atraktive në syrin e arabëve? Vetë instalimi i Al Jazeera-s në Ballkan e cila jep programe në gjuhën serbo-kroate duket se është thjesht pararendëse e një lumi të madh petrodollarësh që natyrisht do të synojë Bosnjën dhe Sanxhakun, por edhe vendet përreth.

Por përse Shqipëria dhe Kosova nuk përfiton nga këto resurse të mëdha monetare? /tesheshi

OPINIONE