Shqiperia

Shifrat/ 11 koncesionarët fituan 70 milionë euro në 2018-n, sa një e treta e fitimeve të 95 mijë bizneseve të vogla

“DiaVita”, e cila ofron shërbimin e dializës nëpërmjet një koncesioni realizoi rreth 47 milionë lekë, ose 381 mijë euro fitime vitin e kaluar, me një normë prej 7.3%

“Integrated Technology Services”, që po zbaton projektet e inceneratorëve, raportoi të ardhura prej rreth 1 miliard lekësh në 2018-n, nga aktiviteti i inceneratorit të Elbasanit.

Fitimet ishin 84 milionë lekë, me një normë minimale prej 7.7%. kompania tjetër Integrated Technology Waste Treatment Fier”, që është 100% në pronësi të Integrated Technology Services, raportoi të 2018-n të ardhura prej 955 milionë lekësh dhe po kaq dhe shpenzimet për lëndë të parë dhe të konsumueshme, duke deklaruar një fitim zero, por ajo është nën hetim pasi iguron e para në listën e subjekteve që kanë marrë fatura fiktive blerjeje dhe janë përfshirë në hetimin e Prokurorisë për një skemë të mashtrimit me TVSH.

Kompania ka bërë blerje fiktive përmes 164 faturave, që arrijnë në 987 milionë lekë.

Më herët, Monitor publikoi listën e 200 kompanive me fitime më të mëdha në vend, ku rezultoi se koncesionarët kishin normat më të larta të fitimit, me mesatarisht 30%, të ndjekura nga kompanitë që janë të lidhura me tenderët publikë, me rreth 25%. https://www.monitor.al/200-kompanite-me-fitime-me-te-larta-joshja-e-tendereve-dhe-koncesioneve-2/

Biznesi i koncesioneve pritet me rritje, pasi kontrata të reja janë nënshkruar, kryesisht për ndërtimin e rrugëve.

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë nëpërmjet taksave të tyre në buxhetin 2020 mbi 14.6 miliardë lekë (rreth 120 milionë euro) si pagesa për 14 kontratat koncensionare me PPP.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave kjo shumë është 15.8 për qind më e lartë se pritshmëria e këtij viti./ Monitor