Shisnin artikuj me vula e stampa të falsifikuara, pranga dy personave në Lezhë

Dy shtetas që shisnin artikuj industriale pa faturë e dokumente, me vula e stampa të falsifikuara janë vënë në pranga nga policia e Lezhës.

Në kuadër të operacionit “Fake Grains” pas informacione të siguruara në rrugë policore, u bë arrestimi i shtetasve A.N. vjeç 50 dhe E.B. vjeç 34, banues në Tiranë.

Këta shtetas në Lezhë, u kapën me mjetin e tyre me nje sasi artikujsh për t’i tregëtuar në lokalet e qytetit të Lezhës.

Malli i bllokuar dyshohet pa asnjë dokument shoqërimi apo faturë tatimore, me vula e stampa të falsifikuara, pasi të drejtën e pronësisë së tregtimit të asaj marke e ka një shoqëri tjetër tregtare e regjistruar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne