Shitja e aplikacionit mysliman Salams një kompanie me lidhje me industrinë e pornografisë në Izrael

Nga David Miller
Aplikacioni për martesë myslimane Salams ka rënë së fundmi në qendër të kritikave, pasi përdoruesit zbuluan se ai është blerë nga kompania Match Group. Spencer Rascoff, i emëruar CEO në shkurt 2025, është një sionist, ndërsa Match Group është lidhur ngushtë me promovimin e asaj që quhet “kultura e lidhjeve të shpejta”.

Salams u ble gjatë tremujorit të fundit të vitit 2023, por përmendja e vetme zyrtare nga Match Group erdhi më 4 shkurt 2025, në një raport financiar që mbulonte rezultatet e tremujorit të katërt dhe të gjithë vitit financiar.

Aplikacioni mysliman për martesë “Salams” nën kritika pas blerjes nga Match Group dhe emërimit të një drejtuesi sionist

Më 4 shkurt 2025, kompania Match Group njoftoi emërimin e Spencer Rascoff si CEO i saj i ri. Rascoff kishte qenë anëtar i bordit drejtues që nga marsi 2024. Po atë ditë, kompania publikoi një raport financiar për tremujorin e katërt dhe të gjithë vitin 2024, ku për herë të parë përmendej blerja e aplikacionit mysliman për martesë Salams, e realizuar që në fund të vitit 2023.

Blerja ka ngjallur reagime të forta nga përdoruesit dhe komuniteti mysliman online, për shkak të lidhjeve të Match Group me atë që shpesh quhet “kultura e lidhjeve të shpejta”, përmes platformave të saj si Tinder, OK Cupid dhe Plenty of Fish – që janë në kontrast me qëllimin e Salams, si një hapësirë për njohje serioze dhe martesë sipas parimeve islame.

Një reagim i fortë erdhi edhe nga Shahzad Younas, themelues dhe CEO i aplikacionit konkurrues Muzz. Në një postim në platformën X, Younas tha se nuk ishte i befasuar nga shitja e Salams tek Match Group, duke shtuar: “Jam i lumtur që Muzz nuk iu shit atyre dhe që rezistuam përballë përpjekjeve të Match Group për të na blerë e për të na frikësuar.” Ai gjithashtu shtoi se beson që blerja e Salams nuk u publikua menjëherë qëllimisht, “duke marrë parasysh situatën në Gaza… Është e qartë se Match Group u përpoq të fshehte diçka.”

Lidhjet e CEO-së së ri me fushata pro-gjenocidit në Gaza

Spencer Rascoff, CEO i ri i Match Group, është përballur me kritika të ashpra për qëndrimet e tij pro-sioniste dhe mbështetjen ndaj gjenocidit në Gaza. Në vitin 2023, ai publikoi në LinkedIn: “Jam krenar që mbështes një fushatë për të ndihmuar me qiranë ushtarët izraelitë që luftojnë jashtë vendit”, bashkë me një link për të dhuruar në një GoFundMe që mbështeste ushtarët izraelitë. Një link tjetër që ai shpërndau çonte në një artikull të New York Post që lavdëronte rezervistët ushtarakë që kishin udhëtuar nga SHBA për të luftuar në Izrael.

Në vitin 2024, u zbulua se Tinder, një nga aplikacionet e Match Group, ishte përdorur nga ushtria amerikane në një operacion psikologjik në Liban, duke shpërndarë reklama në arabisht që thoshin: “Mos ngrini armë kundër SHBA-së apo aleatëve të saj.”

Rascoff ka qenë gjithashtu anëtar bordi në kompaninë Palantir (2020–2022), një firmë teknologjie mbikëqyrjeje me lidhje me CIA-n dhe inteligjencën izraelite.

Përfundimi i rolit të Spencer Rascoff në kompaninë Palantir në vitin 2022 mund të duket si një lidhje e zbehur me zhvillimet aktuale te Match Group. Megjithatë, ajo që ka dalë në dritë në vitin 2024 i jep një tjetër peshë kontekstit: në janar, fondi grabitqar Elliott Management u zbulua se kishte investuar 1 miliard dollarë në Match Group. Në mars, kompania zbuloi për herë të parë se kishte një “marrëveshje për ndarjen e informacionit me Elliott”, ndërkohë që njoftoi edhe emërimin e dy drejtorëve të rinj – përfshirë Rascoff – si pjesë e “bisedimeve me investitorin aktivist Elliott Management për të përmirësuar performancën”.

Por kush qëndron pas Elliott Management?

Figura kryesore është Paul Singer – përshkruar nga gazetari Ken Silverstein si “një menaxher i pangopur fondesh, donator i madh i Partisë Republikane dhe i grupeve pro-Izrael, i cili angazhon agjenci të inteligjencës korporative për të manipuluar lajmet në funksion të interesave të tij politike dhe financiare. Në kohën e lirë, planifikon rrëzimin e qeverive dhe varfërimin e qytetarëve në Botën e Tretë për të rritur përfitimet e Elliott Management.”

Singer është një sionist fanatik me një histori të gjatë financimi për organizata si Friends of the Israel Defense Forces, Foundation for the Defense of Democracies, The Israel Project, si dhe institucione si Jewish Institute for National Security Affairs. Ai ka mbështetur gjithashtu qendra hulumtimi neokonservatore dhe islamofobike si MEMRI dhe Center for Security Policy.

Me fjalë të tjera, është e qartë që Singer – një figurë qendrore e lëvizjes sioniste – ka vendosur Rascoff-in në krye të Match Group.

Çfarë ndodh me të dhënat personale të myslimanëve që përdorin Salams?

Pas blerjes së aplikacionit Salams nga një rrjet me lidhje të thella me sionizmin dhe inteligjencën ushtarake, lind një shqetësim i madh: a do t’u hapet tani qasja tek të dhënat personale të myslimanëve agjencive të inteligjencës sioniste?

A përbën sionizmi një kërcënim për civilizimin perëndimor?

Gjenocidi në Gaza e ka nxjerrë në pah egërsinë ekstreme të sionizmit. Fushatat masive të manipulimit dhe gënjeshtrave për të fshehur krimet e kryera kanë forcuar bindjen se sionistët jo vetëm nuk mund të thonë të vërtetën, por janë të dhënë pas mashtrimit dhe manipulimit – një perceptim që pasqyrohet në shprehjen gjithnjë e më të përhapur: “Çdo akuzë sioniste është një rrëfim në vetvete”.

Një nga shembujt më të neveritshëm të këtij manipulimi është përpjekja për ta njollosur Rezistencën Palestinase me akuza të fabrikuara për përdhunime dhe abuzime seksuale – akuza që gjejnë një jehonë të errët në dhunën seksuale të institucionalizuar të ushtruar nga vetë forcat izraelite të pushtimit.

Në shkallë globale, sionistët ndodhen në krye të kompanive që përfitojnë nga seksualizimi i shoqërisë dhe promovimi i degjenerimit moral. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me aplikacionet si Tinder që promovojnë kulturën e lidhjeve të shpejta, por edhe me shpërndarjen masive të pornografisë dhe rekrutimin e mijëra grave dhe fëmijëve në të ashtuquajturën “industri e seksit”.

Dy shembuj të qartë janë Pornhub dhe OnlyFans – platforma që janë kthyer në simbole të shthurjes kulturore të globalizuar, dhe që shërbejnë për përfitime të mëdha financiare të elitave të lidhura me interesat sioniste.

OnlyFans dhe Pornhub – dy shembuj të ndikimit sionist në industrinë globale të shthurjes

OnlyFans

OnlyFans, platforma që nxit individët të shesin trupin e tyre si përformues seksualë, është në pronësi të Leonid Radvinsky. Ai është një oligark miliarder me origjinë nga Odessa e Ukrainës – djepi historik i sionizmit revizionist – dhe aktualisht banon në Mbretërinë e Bashkuar.

Pas 7 tetorit 2023, Radvinsky dhe bashkëshortja e tij dhuruan 11 milionë dollarë për American Israel Public Affairs Committee (AIPAC), një nga lobet më të fuqishme pro-Izrael në SHBA. Kjo shumë ishte mbi pesëfish më e madhe se kontributi i dytë më i madh i regjistruar në AIPAC pas kësaj date.

Radvinsky e mohoi dhurimin, duke thënë për The Lever (media që e zbuloi historinë): “Nuk kam dhuruar apo premtuar 11 milionë dollarë.” Por kur The Lever e pyeti për dokumentacionin e brendshëm të AIPAC që tregonte një transfertë bankare nga bashkëshortja e tij, ai nuk dha më asnjë përgjigje.

Pornhub

Shembulli i dytë i rëndësishëm është Pornhub, i akuzuar prej vitesh për përfitime nga përdhunime, pornografi hakmarrjeje dhe abuzim seksual me fëmijë. Kompania u ble nga një firmë me një emër absurdisht ironik: Ethical Capital Partners.

Figurë qendrore në këtë firmë është Solomon Friedman – avokat penalist, por edhe rabin i shuguruar. Ai mori shugurimin në vitin 2005, pas disa viteve të kaluara si kolon vendbanues në Jerusalemin e pushtuar (Al-Quds).

Friedman është përpjekur të promovojë imazhin e tij si reformator i kompanisë Mindgeek (që në fund të 2023 u riemërua në Aylo), duke pretenduar se është e mundur të përfitosh nga pornografia pa shfrytëzim. “Unë besoj fort se puna seksuale është punë,” thotë ai.

Por në realitet, kjo është një përpjekje për të normalizuar pornografinë dhe për ta paraqitur degjenerimin moral e abuzimin si diçka të pranueshme.

Sionizmi si kërcënim global

Sionizmi është një kërcënim ekzistencial për popullin palestinez. Por rrjeti i tij global i mbështetjes dhe financimit është gjithashtu një kërcënim për shoqëritë në të cilat operon, përfshirë SHBA-në dhe vendet perëndimore, ku ai ushtron ndikim në politikë, media, ekonomi dhe kulturë.

Që nga fushatat e propagandës dhe manipulimit për të justifikuar gjenocidin në Gaza, deri te kontrolli i platformave që promovojnë seksizmin dhe shthurjen morale, ndikimi i sionizmit nuk ndalet në kufijtë e Palestinës – por përhapet në mënyrë sistematike në të gjithë botën./gazetaimpakt/english.almayadeen

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne