Shkarkohet Drejtori i Policisë së Tiranës

Shkarkohet Drejtori i Policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj. Burime të Gazetës Mapo bëjnë me dije se Kastriot Skënderaj i është komunikuar shkarkimi mëngjesin e sotëm. Drejtori i Policisë Tiranë pak momente më parë është përshëndetur me stafin. Ende nuk dihet se kush do të jetë Drejtori i ri i Policisë së kryeqytetit.

Kastriot Skënderaj është emëruar në kryje të Policisë Tiranë, në muajin shkurt të 2018-së. Një vit më pas ai është shkarkuar nga detyra. Motivet që çuan në shkarkimin e Drejtorit të Policisë Tiranë ende nuk dihen. Ardi Veliu ka firmosur dy shkarkime brenda pak orëve. Fillimishtë u largua nga detyra Gentjan Shehaj, Drejtor i Policisë Vlorë dhe pak orë më vonë edhe Drejtori i Policisë Tiranë. Pritet që të ketë të tjera lëvizje në Policinë e Shtetit.

Burime të Gazetës Mapo bëjnë me dije se Skënderaj nuk ka qënë dakort me largimin, por urdhëri tashmë është firmosur nga Ardi Veliu.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne