Shkodra si simbol i Shqiperise Kapitaliste

Nga Fabjan Ceka

Kur permbyset nje sistem, njerezit qe ishin kundra ketij sistemi e permbysin ate sepse mendojne se ne sistemin e vjeter ata nuk mund te shprehnin cilesite e tyre ne menyre qe te permirsonin shoqerine, pra ata duan ndryshimin e sistemit sepse mendojne se kane per ti dhene shoqerise gjera qe nuk mund ti jepnin dot ne sistemin e meparshem. Sistemi ndryshoet per te zhvilluar shoqerine.
Eshte interesante rasti i Shkodres, i cili ka qene gjithmone nje qytet anti-komunist. Shkodranet e kane urryer socializmin per 45 vjet me rradhe, madje 29 nentorin ata e quajne dite zie. Shkodraneve i u dha mundesia qe ata ti vinin ne praktik ato ide qe ata kishin per Shkodren, ide qe ata nuk mund ti vinin ne praktik ne socializem. Keto mundesi, ne fakt, ndodhin me shume ne boten e filmave apo perrallave, sepse nuk ndodhe pothuajse kurre qe nje shoqerie ti vije fati qe ti vej ne praktik te gjitha endrrat e saj. Por ja qe Shkodres i u dha kjo mundesi.

Cilat ishin ato gjera qe qyteti i Shkodres nuk i realizonte dot ne socializem dhe i realizoj ne kapitalizem? Pergjigjia eshte: prostitucion (trafik i vajzave shkodrane ne sasi industriale drejt Perendimit), trafik droge (krim i organizuar), vrasje, gjakemarrje (rikthim i kanunit), papunesi. Pra, po te bazohemi ne te dhenat statistikore te Shkodres, pra po ta analizojme ate nga ana materiale, del qe urrejtja e Shkodres per socializmin ka qene se ata nuk trafikonin dote qenie njerezore, nuk kishin mundesi te krijonin dhe organizonin banda kriminale, nuk linin dot njerezit pa pune, sipas parimit qe je ky qe je sepse keshtu ke qene. Realiteti eshte ai qe eshte sepse ne e duam ate te jete ashtu. Shoqerite, gjithmone, e justifikojne gjendjen e botes reale ku ata jetojne nepermjet genjeshtres. Njerezit gjejne lloj-lloj justifikimesh per te mos pranuar te verteten. Urrejtja ndaj socializmit e shkodraneve, dhe e shqiptareve ne pergjithesi, ishte nje urrejtje qe buronte nga pandergjegjia, e thene ndryshe, nga nen-ndergjigjia, pasi ata e justifikonin ate urrejtje me mungesen e lirise apo me varferine, duke menduar se keto ishin arsyet se perse duhej urryer sistemi socialist. Urrejtja ndaj diçkaje vjen gjithmone si nje reaksion ndaj nje gjeje qe ty nuk te lejohet te besh me. Urrejta e krimit ndaj ligjit eshte nje shembull perfekt. Krimi e urren ligjin jo sepse ka diçka personale me te, por pikerisht per faktin se ligji e ndalon krimin. Urrejtja e shqiptareve drejtohet gjithmone kundra rregullit dhe simetrise. Shqiptaret ndihen si te humbur kur ka rregull dhe simetri, kur ka pune. Gjendja me e natyrshme per shqiptaret eshte anarkia apo sistemet tribale.

Urrejtja ndaj simetrise

Problemet e shoqerise shqiptare jane perplasja e simetrise me asimetrine. Siç e kam thene edhe ne shkrime te tjera, traditat shqiptare jane tradita nomade. Sistemet nomade, si sisteme asimetrike, funksionojne ne nje shoqeri e cila jeton me luften dhe plaçkitjen. Kur kjo shoqeri, per arsye historike, detyrohet te mos jete me nomade, por banonjese nje nje territor te caktuar, ajo energjine e saj shkaterruese dhe plaçkitese do ta drejtoj kundra territorit te cilit ajo banon. Socializmi, si sistem simetrik dhe shkencor, e urren asimetrin. E kaluara nomade e shqiptareve e ben qe ata ti urrejne sistemet simetrike.

Siç shkruante gazetari frances, Albert Londres, ne vitin 1915 per Shqiperine: “Kongo është më i civilizuar sesa Shqipëria. Nëse nuk e shihni vete se ç’eshte ky vend barbare dhe i paarritshëm, ju nuk mund ta imagjinoni dot praninë në mes të Evropës të një kolonie njerezish te egër, të një populli që nuk ka alfabet. Shqiptarët quhen “Shqiptar”, bij të shqiponjave, por më tepër ngjajne me shapkat (buse eshte fjala qe ka perdorur autori, nje fjale qe perdoret per shpendet, por në të njëjtën kohë do të thotë “budalla” ose “injorant”). Në secilin nga fshatrat e tyre janë ngritur shtëpi të ngjashme me kulla; te cilat i kane më të pasurit, për të mbrojtur veten kur fqinjët mblidhen për të sulmuar. Shtëpitë nuk kanë dritare, kane vetëm vrima ku vendosin pushken, nuk është Mesjeta, është epoka e lashtë …”

E kaluara asimetrike shqiptare nuk mund te harroet me 45 vjet sistem simetrik. Siç e thonte sociologu dhe antropologu francez, Gustave Le Bon, popujte perbehen nga besime te perkoheshme dhe besime te perhershme. Besimet e perkoheshme vijne dhe ikin brenda nje brezi, ato nuk e ndryshojne fare mentalitetin e nje populli. Ato qe perbejne tabanin e nje populli jane vetem besimet apo bindjet e perhershme, keto duhen shekuj te tere qe te ndryshojne dhe me shume revolucione. Pra, socializmi per shqiptaret, ishte vetem nje besim i perkoheshem qe kurrsesi nuk ndryshoj dot mentaliteti shqiptar. Ai mund ta ndryshonte ate vetem po te kishte vazhduar me shekuj te tere. Vetem atehere shqiptaret mund te ishin bere nje popull qe vlereson simetrine dhe punen.

Asimetria, si bindje dhe besim i perhershem i popullit shqiptar, shfaqet ne ndertimet e panumerta qe shqiptaret kane ndertuar pas vitit 1991. Te lene te lire te shprehin veten e tyre pa ekonomi te planifikurar, shqiptaret, ne menyre instinktive dhe te pavetedijshme, shkojne drejt asimetrise. Ata e refuzojne ne menyre kategorike simetrine. Te gjitha ndertimet shqiptare te periudhes kapitaliste jane shprehja me e denje e mentalitetit dhe ndergjegjes shqiptare. Keto ndertime jane prova me natyrale e asimetrise shqiptare. Siç e thashe me larte, kur nje popull nomad per arsye historike abandonon traditat nomade dhe plaçkitese, ai ne qofte se nuk ka planifikim dhe rregull, do ta drejtoj energjine e tij shkaterruese drejt territorit te cilin ai banon. Shembull shume domethenes eshte ai i kryeqyetit, i cili pas ndryshimit te sistemit te vitit 1991, u pushtua nga vete shqiptaret dhe u kthye ne diçka shume te ngjashme me çadrat e ushtrive osmane te cilat rrethonin zonat te cilat ato kishin planifikuar te pushtonin. Çadra osmane mbetet nje nga ato simbole e cila eshte shume e thelle ne ndergjegjen shqiptare. Ajo del gjithmone ne momente te caktuara te historise shqiptare. Jo me kot shtepite e vjetra shqiptare jane imitimi i çadrave osmane.

Pallatet e Enverit

Per here te pare ne historine e tyre, shqiptaret, ne socializem, punuan ne menyre qe te krijonin nje te ardhme te denje per shoqerine. Duke punuar, ata, ndertuan nga hiçi nje shtet qe nuk kishte egzistuar ndonjehere. Shqiptaret ndertuan shtepi ku mund te jetonin, dhe nepermjet punes ata siguruan pensione per moshen e pleqerise. Pensionet jane diçka qe nuk kane egzistuar ndonjehere per shtresat e varfera apo puntore ne bote. Te pasurit kane patur pronat e tyre dhe nuk kane patur ndonjehere nevoje te kene pensione, kurse te varferit, duke mos patur pensione, jetonin rrugeve apo neper barake, apo poshte urave.

Brezi qe punoj ne socializem arriti te kete nje shtepi dhe pension. Mbas ndryshimit te sistemit ne Shqiperi, kjo tradite u shkaterrua, dhe e ardhmja nuk do te jete aspak pozitive per shqiptaret. Brezat qe gezojne pensione dhe te cilet mbajne me shtepi dhe buke femijet e tyre te cilet jane pa pune, nje dite nuk do te jene me. Brezat qe jane rritur nga 1991 e me pas, nuk kane punuar ndonjehere, kur kane punuar ka qene vetem per periudha te caktuara, kurre nuk kane punuar me vazhdimesi qe te arrine te mbushin vitet e punes qe jane te mjaftueshme per te siguruar nje pension minimal. Kur kane punuar, shume kane qene ne te zeze. Keto breza te rinjsh shqiptar, nuk jane ne rruge vetem se jetojne akoma te Pallatet e Enverit, dhe mbahen me buke nga prinderit e tyre. Kur ky brez te arrij ne moshen e pensionit nuk do te ket asgje per te mbajtur veten, pasi sitemin ne te cilin jetojme ja bene te pamundur nje gje te tille. Gjeja e pare qe ata do bejne, eshte qe do te shesin shtepite e tyre. Sepse nuk do kene se me çfare te hajne buke. Leket e shtepise per shume pak kohe do te mbarojne. Atehere keto njerez do te perfundojne te gjithe ne rruge, pasi nuk do te kene me as shtepi. Keto rezultate do te duken duke filluar nga mesi i ketij shekulli. Atehere shqiptaret do te jene kthyer perfundimisht ne origjinen e tyre nomade. Nje origjine qe u luftua vetem ne periudhen socialiste 1945 -1991.

Keto jane probleme per te cilat flitet ne te gjithe vendet e Perendimit, pasi edhe ne keto vende hasen probleme te ngjashme. Edhe Perendimi, pas Luftes se Dyte Boterore, arriti ti siguroj klases puntore pensione me te cilet ato mund te kalonin pleqerine e tyre pasi ato te kishin dale ne pension. Me shkaterrimin e Shtetit Social, dhe rikthimin ne politika neo-liberale, pra me rikthimin e politikave ekonomike te shekullit te XIX, edhe ne Perendim brezat e sotem rezikojne te ngelen pa pensione. Per keto probleme klasa politike nuk flet fare, ajo e di qe fati i shqiptareve do jete i tmerrshem, prandaj nuk guxon te flase per keto probleme. Ajo e ka zgjidhur kete problem duke i folur shqiptareve vetem per Bashkim Evropian. Ky eshte nje lloj mesianizmi me te cilin politika shqiptare e mban nen kontroll popullin. Bashkimi Evropian luan rolin e opiumit per shoqerine shqiptare./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne