Në maj të këtij viti, këshilli bashkiak i Tiranës mori vendimin unanim ku quante shkollën 9-vjeçare në rrugën “5 Maji”, në njësinë bashkiake nr. 4, me emrin e publicistit të ndjerë, “Ardian Klosi”, i cili i dha fund jetës së tij në vitin 2012, për shkak të problemeve me depresionin.
Ditën e sotme, gazetari dhe skenaristi i njohur Edi Oga ka shpërndarë në Facebook një foto të fasadës së kësaj shkolle, duke shprehur mendimin e tij rreth emrit.
“Ardian Klosi është padyshim një figurë e rëndësishme e kulturës shqiptare, por unë do të kisha votuar kundër vendosjes së emrit të një personi që ka vrarë veten, një shkollë fëmijësh”, – shkruan Oga.
Sakaq, ka nisur debati në seksionin e komenteve të atyre që bien dakord me skenaristin apo jo.
Me siguri këshilli bashkiak ka motivacionet e veta për përzgjedhjen e emrit të Ardian Klosit si emër i shkollës 9-vjeçare, ama edhe tema e shtruar nga Oga lë shumë vend për debat. /Blitz.al/