Shkozë: Gruaja me foshnjën në krahë qan para policëve: S’jemi kriminelë

Teksa fadromat e IKMT shembin shtëpitë në Shkozë, banorët nuk kanë guxuar të bëjnë rezistencë pasi ka forca të mëdha policie. Por kjo grua e re me foshnjen në krah ka guxuar e vehte që të dalë përpara kordonit të policisë dhe të shprehë revoltën e madhe ndaj aktit të qeverisë për të shembur banesat e tyre. “Ne s’jemi kriminelë, pse na trajtoni kështu”, dëgohet të thotë ajo mes lotësh, teksa në krahë mban fëmijën e mitur.

Shtëpitë shemben në kuadër të projektit për reahabilitimin e Lanës dhe zgjatimin e unazës në drejtim të lagjes periferike të Shkozës. Vetë banorët nuk janë shprehur kundër projektit por kundër zgjidhjes që u ka dhënë qeveria në këmbim të shtëpive. Sipas tyre u janë ofruar banesa me qira ose me kredi të butë, ndërsa ata kërkojnë dëmshpërblim me para në dorë sipas vlerës së objektit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne