Shoferi i vëllait të Geron Xhafës u vetëvra si Mehmet Shehu në vaktit

GJERGJ THANASI

Mediat proqeveritare njëlloj si në kohën e Miti Tonës ndjesë pastë, në kor e deklaruan vrasjen e Shkëlzen Qordjas (31 vjec) shofer të ministrit të brendshëm Xhafa si vetvrasje. Kryeministri kryerilindës mëse një herë ka thënë se në Shqipëri ka punë, por nuk ka profesionistë. Kryeministri ka të drejtë, sepse vrasësit (vrasësi) e të ndjerit nuk janë profesionistë të mirë. Ata kanë lënë gjurmë elefanti në vendvrasje.

Po informojmë publikun për disa nga këto gjurmë të lëna nga vrasësit jo profesionistë të zotë:

1- Zyrtarisht me komunikatë shtypi Garda e Republikës deklaron se në vendngjarje (vendvrasje) janë gjetur 3 gëzhoja plumbi. Në murin e garazhit, ku u vetëvra (u vra) i ndjeri, ka 7 brima plumbash. Teknikisht është e pamundur, që plumbi të hyjë në mur e të dalë përsëri për të bërë një tjetër brimë në mur. Garda të gjejë, ku janë 4 gëzhojat e tjera, sepse i ndjeri, pasi u vetëvra, nuk u ringjall për të mbedhur gëzhojat e për t’i flakur tej! Kjo puna e gëzhojave të kujton deklaratën e policisë për “mbytjen” e muxhahedinit MEK të Manzës, që i kishte lënë rrobat në breg të rezervuarit, ndërsa organizata, ku ai bënte pjesë, deklaronte se i “mbyturi” ishte hedhur në rezervuar me gjithë rroba!

2- Arma me të cilën është kryer vetvrasja (vrasja) është një pistoletë automatike (sub machine gun, mitraglietta, pistol machine) Heckler & Koch MP 5, një kopje turke (MP5 A5) relativisht cilësore e armës origjinale gjermane. Kjo armë prodhim i kompanisë turkë MKEK nuk është fort e përshtatshme për të kryer vetvrasje me plumb në kokë, për shkak të peshës prej 3,1 Kg pa karikator dhe të gjatësisë prej 60 cm. Qoftë edhe një burrë i fuqishëm e ka vështirë, që një armë me peshë e gjatësi të tillë ta vërë puqur me kokën për të kryer të shtimet e nevojshme për vetvrasje.

 

3- Arma e përdorur ka një temp qitje prej 900 të shtënash në minutë me fishekë kalibër 9X11 mm (Parabelum). Nëse komunikata e Gardës së Republikës nuk gënjen, kur deklarohet se krahu i komandimit të zjarrit në armë ishte në pozicion automatik, shkronja S e gdhendur në trupin e armës, atëhere është e pamundur me këtë temp qitje, që nga të shtënat automatike të armës në kokë të viktimës të ketë goditur vetëm një plumb. Minimumi një plumb i dytë duhet të ketë goditur kokën edhe nëse të shtënat nuk janë realizuar me puthitje të grykës së armës në kokën e viktimës.

4- Një armë e tillë për shkak të gjatësisë dhe të peshës me shumë vështirësi (duhet që krahu i viktimës të jetë krah i gjatë basketbollisti dhe muskuloz) mund të realizojë qitje me qëllim vetëvrasje pa puthitje me kokën e të ndjerit. Mbetet për t’u parë, nëse ekspertiza e kryer nga mjeksia ligjore do deklarojë të shtëna me puthitje të armës në kokë ( me gjurmë djegie baruti në lëkurë e ndoshta edhe qime e flokë të viktimës) apo qitje më larg se 8-10 cm nga koka.

5- I ndjeri rezulton të jetë lidhje e afërt e vëllait të ish trafikantit ndërkombëtar të drogës Geront Xhafës, sepse ai për koincidencë u punësua në Gardën e Republikës pasi z. Fatmir Xhafa u bë ministër i brendshëm në qeverinë e Rilindjes Rama.

6- Modestisht i sugjerojmë grupit hetimor të verifikojë nr. serial të pistoletës automatike H&K MP5, nëse i përket armës së të ndjerit, apo ai vendosi të vetvritej jo me armën personale, që mbante si gardist, po me një armë të marrë hua ndonjë kolegut të vet (Sic!)

7- Kqyrja e 2 celularëve në përdorim të viktimës mund të ofrojë prova të tjera se ka shumë mundësi, që kjo vrasje të jetë maskuar si vetvrasje. Shpresojmë, që OPGJ-të e prokurorisë të arrijnë të sekuestrojnë 2 celularët, se në raste të tilla edhe humbin celularët, sic ndodhi fjala vjen me celularin e Azem Hajdarit, pas vrasjes së deputetit të ndjerë.

Vrasja e bankierit Santos

Për koincidencë pak ditë pasi në Tivar u kapën 250 kg kokainën nën një ngarkesë legjitime bananesh, në mes të Bllokut u vra bankieri Santo. Kjo vrasje ka mbetur ende pa autor, ndonëse dashnorja e të ndjerit, zonja G.D. dha informacione mjaft intersante, kur u morr në pyetje nga policia dhe OPGJ-të e prokurorisë. Për koincidencë pas kapjes së 600 Kg e kusur kokaine në Maminas nën një ngarkesë legjitime bananesh, si edhe pas kapjes së 3,5 apo edhe 5 milion eurove në Portin e Durrësit kemi vrasje- vetvrasje të shoferit të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafa, i cili për koincidencë rezulton edhe vëlla i një narkotrafikanti ndërkombëtar droge përfshirë kokainë të quajtur Geront Xhafa.

Koincidencë thjesht koincidencë dhe asgjë më tepër/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne