Shqiperia

Shoqata e Gazetarëve Europiane dënon diskriminimin e gazetares Meta nga kryeministria

Shoqata e Gazetarëve Europiane ka dënuar përjashtimin e gazetares Ambrozia Meta nga diskutimi me gazetarët të kryeministrit Edi Rama .

Përmes një deklarate zyrtare, AEJ shprehet se një ngjarje e tillë tregon diskriminimin nga partitë politike të mediave kritike:

“Shqetësimi ynë lidhet me përjashtimin e gazetares së televizionit Syri, nga një aktivitet politik i Partisë Socialiste. Episod që tregon se media, sidomos ajo kritike diskriminohet në mënyra të padrejta. Ne i bëjmë thirrje partive politike që të tregohen më transparente me median dhe të respektojnë gazetarët.

AEJ dega Shqipëri i bën apel faktorit politik të kenë më kujdes në respektimin e të drejtave të gazetarëve si një nga të drejtet themelore për një shtet demokratik ku shoqëria aspiron.”

Reagimi erdhi pasi gazetarja Ambrozia Meta nuk u lejua të merrte pjesë në diskutimin e Ramës me gazetarët, të dielën, 4 tetor.

Ajo ka pyetur pranë kordinatores së Ramës për shtyp, mëngjesin e së dielës nëse Rama do të zhvillonte bashkëbisedim me gazetarët, por kordinatorja i është përgjigjur ‘jo’. Pak orë më vonë Rama u shfaq në një bashkëbisedim me gazetarët./exit

OPINIONE

INTERVISTA