Shpend Ahmeti: Kosova në fund të pandemisë dhe në mes të krizës ekonomike

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti deklaroi se Kosova është në fund të krizës shëndetësore për shkak të pandemisë së COVID-19.

IKSHPK ka njoftuar se janë shëruar edhe 15 persona nga COVID19, ndërsa është konfirmuar vetëm një rast pozitiv. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nga shumë teste që janë bërë, asnjë s’ka rezultuar pozitiv.

“Shumë teste sot në Prishtinë por asnjë pozitiv. Vetëm një rast në krejt Kosovën. Këto janë lajme të mira. Jemi në fund të krizës shëndetësore e në mes të krizës ekonomike që ka mundësi thellimi. Duhet të punojmë krejt bashkë për pakon ekonomike.’’, thotë Ahmeti./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne