Shpërthen drejtuesi i emisionit në NovaMedia sulmon Ramën dhe thirrje popullit: Lëreni virusin, Dilni more thyjini brinjët, A do të hetohet nga Anti Terrori?!

Drejtuesi i Emisionit në Nova Media Arjan Asimi ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama për masat e marra kundër covid 19.

Me një fjalor fyes ai ka kërkuar braktisjen e këtyre masave dhe ka kërkuar ngritjen e popullit shqiptar që ta rrëzojnë atë pasi sic thekson ai Rama duke mbyllur shqiptarët brenda shtëpisë po i lë njerëzit të vdesin për bukë.

Në këtë thirrje drejtuar ndjekësve të emisionit të tij dhe popullit shqiptar ai kërkon që ata të ngrihen dhe t’i thyejnë brinjët për të gjithë këtë propagandë që apo po bën.

Gjatë thirrjes kolegu i tij Ilir Borova u mundua ta qetësojë por Arjan Asimi e coi deri në fund thirjen e tij.

I gjithë ky shpërthim erdhi në kohën kur po flitej për një nga temat më të diskutuara në shqipër, ndërhyrja e qeverisë tek privati, pasi qeveria miratoi vendimin që qeramarrësit nuk do të paguanin për dy muaj qeratë e bizneseve.

Deri tani nuk ka snjë informacion, por nuk dihet nëse Arjan Asimi do të përfshihet në listën e personave që do të hetohe nga Anti Terrori Shqiptar për kundërshtim të masa të qeverisë dhe thirrje për moszbatim të tyre nën akuzën e “përhapje paniku”.

“O populli im, o populli im më dëgjoni ëdhe një herë, Po ju them me shpirt, Po cohuni mor, po dilni mor q… motrën po dilni mo përjashta se po ju mbyt” A e kuptoni. Po lëreni mor koronën por dilni more. Po mblidhuni more 20-30 vetë, edhe 30 të tjerë edhe 30 bëhuni 100, bëhuni 200. Dilni vini maska dhe bjerini, thyjani brinjët. /Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne