Shpërthim me lëndë eksplozive në Pogradec, akoma nuk dihen shkaqet e ngjarjes

Një shpërthim me lëndë eksplozive ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pogradecit.

Policia njofton se në orën 07.00, në Volorekë, në një varkë në anë të rrugës, pronë e shtetasit R.K, është vendosur lëndë shpërthyese.

Nga të dhënat e para rezulton se si pasojë e shpërthimit, ka vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar varka e peshkimit.

Në vendngjarje pritet që ekspertët të kryejnë veprimet proceduriale për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne