Shpërthimi i automjetit në Tiranë, Policia rrethon zonën tek Ura e Selitës, bllokohet qarkullimi, s’raportohet për kalimtarë të lënduar

Shpërthimi tek zona e NSHRAK në Tiranë ka mobilizuar Policinë e cila ka rrethuar tashmë urën ku ndodhi ngjarja dhe ka bllokuar qarkullimin e automjeteve aty ku ndodhi.

Janë ngritur disa pika kontrolli nga Policia teksa ngjarja dyshohet për atentat. I plagosuri është dërguar në spital dhe raportohet se ka ende shenja jete.

Ndërkohë mësohet se nuk ka të lënduar të tjerë apo të prekur nga shpërthimi në radhët e kalimtarëve./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne