Shqipëri: Federata Botërore e Sindikatave (WFTU) shpreh mbështetjen e saj ndaj punonjësve të EURO-FISH në Lezhë

Athinë, 12.10.2018

Federata Botërore e Sindikatave (WFTU), që përfaqëson 95 milionë punonjës në 130 vende të botës, shpreh solidaritetin e saj internacionalist me punonjësit e kompanisë EURO-FISH në Lezhë të Shqipërisë, të cilët gjenden në protesta për shkak të pagës së ulët dhe të kushteve të këqija të punës që mbizotërojnë në këtë kompani.

300 punonjësit e EURO-FISH paguhen me paga-thërrime, më të ulëta dhe na paga qesharake bazë e cila në asnjë mënyrë nuk mundet të mbulojë nevojat e tyre.

Si lëvizja botërore klasore e sindikatave, mbështesim luftën e kolegëve tanë në Shqipëri për kushte më të mira në punë dhe në jetë dhe i bëjmë thirrje kopetentëve që të plotësojnë kërkesat e drejta të punonjësve.

Sekretariati

Burimi: Maria Wftu Balkan Area

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne