Shqiperia

“Shqipëria do të bëhet”, dy ish-presidentët dhe ish-prokurori japin mesazhin e koduar

Dy ish-Presidentët Alfred Moisiu dhe Bamir Topi kanë drekuar së bashku.Bashkëshoqëruesi i tyre është edhe ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, aktualisht kryeinspektor i inspektoriateve shteterore.

Moisiu, Topi dhe Hajdari kanë zgjedhur të njëjtin lokal, për të shijuar një drekë të mirë në periferi të Tiranës.
Domethënës është edhe fakti që kanë zgjedhur të pozojnë pikërisht përpara një tabele shpresëdhënëse ku shkruhet “Shqipëria do të bëhet”.
Edhe pse një drekë informale mes miqsh, me gjasë, ish Presidentët kanë diskutuar edhe aktualitetin politik, shoqëruar me daljen e opozitës nga sistemi dhe protesta të vazhdueshme.
‘Mendoj se presidenti aktual Ilir Meta duhet të ndërhyjë. Kështu nuk mund të ecet përpara. Sesi e bën ndërhyrjen dhe tenton ta zgjidhë ngërçin politik, këtë e di presidenti Meta. Klasa politike duhet të ndërgjegjësohet’, ka deklaruar Moisiu disa ditë më parë në media lidhur me ngërçin politik.

OPINIONE