Shqipëria donte t’i falte det Greqisë, Turqia e ndaloi

Marrvjeshja për faljen e detit Greqisë u shoqërua me diskutime dhe debate të forta politike në shqipëri, rajon dhe botë.

Në kohën kur disa e bënë dhënien e 12 miljeve det fakt të kryer, mes tyre edhe kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit katolik shqiptar Edi Rama i cili e mohoi arritjen e një marrveshje duke thënë se puna e grupit negociator është ndërprerë që nga koha e ardhjes së qeverisë së re në Greqi.

Pas deklarates ne parlametin grek pati edhe diskutime të tjera të cilat paralajmëruan incidentet diplomatike që mund të vinin nga kjo marrveshje. Por pavarësisht reagimeve të opozitës shqiptare marrveshje duket se është ndaluar nga një tjetër vend, Turqia.

Ka mjaftuar vetëm deklarata e Ministrit të jashtëm të Turqisë Mevlut Çavushoglu për të zmbrapsur të dyja palët.

“Ata nuk mund ta zgjerojnë territorin e tyre me 12 milje. Vendimi i marrë nga Asambleja jonë vite më parë është i vlefshëm. Kjo mund të çojë në luftë”, tha Ministri turk duke i prishur planet e Greqisë për vjedhjen e detit ndaj Shqipërisë.

Kjo është e disata herë që turqia ndërhyn dhe merr rolin e shpëtimtarit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga planet e rrezikshme të politikave meskine të qeverive të të dyja vendeve.

Nga ana tjetër Greqia vazhdon ti bëjë presion Shqipërisë dhe përdorë çështjen e detit në frenimin e saj në procesin e anëtarësimit drejt Bashkimit Europian ndërsa ky i fundit vetëm hesht për këtë praktikë që po ndjek Greqia ndaj shqipërisë dhe cënimit të kufijve të saj, sigurisht me ndihmën e politikës së korruptuar dhe shitur që ka drejtuar dhe po drejton Shqipërinë.

Eshtë e pakuptueshme që diplomacia shqiptare nuk reagon asnjëherë ndaj Greqisë kur bëhet fjalë për cështje të rëndësishme, ndërsa brenda vendit politika zien nga debatet që i hedhin fajin njëra-tjetrës, por asnjëherë kundër vendin që fatkeqësisht është edhe fqinji jonë /GazetaImpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne