Shqipëria përfaqësohet në Gjermani me flamurin komunist të kohës së Enverit

Skandali i radhës është raportuar sot në panairin  e Frankfurtit në Gjermani, ku flamuri shqiptar është prezantuar me simbolin e yllit komunist mbi shqiponjën kuqezi.

Skandali është denoncuar nga pjesëmarrës në këtë panair që duhet të ishte imazhi më i mirë për Shqipërinë por që na kthen në një periudhë të errët për vendin.

Një nga qytetarët që ka dërguar fotot, ka ironizuar duke e lidhur shfaqjen e flamurit me yllin komunist me aktualitetin e qeverisjes Rama që po e çon vendin drejt një diktature.

Nuk dihet se si ky flamur ka përfunduar të valëvitet i qetë pa djeninë e palës shqiptare, por mungesa e vëmendjes i bën organizatorët shqiptarë po aq fajtorë.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne