Shqipëria po zbrazet, 4000 fëmijë më pak në bankat e shkollës nga klasa e parë

Shqipëria po zbrazet frikshëm nga fëmijët. 4 mijë fëmijë më pak janë ulur në bankat e shkollës nga klasa e parë në 12 njësi vendore, vetëm në tre qarqe, Tiranë, Durrës dhe Dibër. Të dhënat zyrtare vijnë nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar në Durrës e cila ka në juridiksion 12 njësi vendore.

Për herë të parë në vitin mësimor 2023-2024 as Tirana nuk shënon më trendin e rritjes së nxënësve që regjistrohen në shkollat e arsimit parauniversitar klasa 1deri 12, duke shënuar ulje. Në 55 institucionet arsimore publike dhe 17 private nën juridiksionin e Zyrës Vendore Arsimore Durrës nisën mësimin në vitin arsimor 2023-2024, 28991 nxënës në klasën 1 deri 12 ose 3% më pak se ne vitin paraardhës.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Durrës Hazbi Lika në një intervistë në News24 deklaroi se trendi është vetëm në rënie i regjistrimit të nxënësve nga viti në vit, duke renditur shkaqe kryesore lindshmërinë e ulët dhe shpopullimin.

Shkollat në zonat malore dhe rurale rrezikojnë të mbyllen ne mase te madhe nëse vijon ky ritëm shpopullimi i largimit te familjeve nga Shqipëria./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne