Shqipëria sërish jashtë BE, gazetarët vënë në vështirësi Vlahutin: Në 2019, vendim për hapjen, apo kur do hapen negociatat?

Gazetarët kanë kërkuar më shumë informacion të qartë, lidhur me vendimin e djeshëm të Këshillit të Ministrave të BE-së për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Këshilli vendosi që vendimi të shtyhet për në qershor të 2019-ës. Por natyrshëm, lind pyetja nëse vitin tjetër do të ketë një vendim për hapjen e negociatave, apo vendim se kur do të nisin këto bisedime për anëtarësim në BE.

Vlahutin e ndodhur në vështirësi para gazetareve, tentoi të shmangë pyetjen duke thënë nëse kemi të bëjmë me këtë qershor. Por, gazetarët e kanë përsëritur pyetjen edhe një herë, ndërsa Vlahutin tha se këtë fakt nuk mund ta konfirmojë, pasi bëhet fjalë për vendime që priten të merren pas një viti, duke ia lënë përgjegjësinë ambasadorit të ardhshëm të BE.

“Ky është kalendari dhe nga kjo gjë do të dëgjoni më tepër nga ambasadori i ardhshëm, por ky është kalendari.

Nuk mund të flas për diçka që do të ndodhë pas një viti, por ky është një kalendar i qartë. Dhe në botën e BE-së, kjo tregon se ka një angazhim për këtë datë, pra kalendari është shumë qartë. Me rendësi është që ka një datë të qartë, në ditët në vijim do të ketë detaje të reja.

Mund t’ju them se për ne, për të gjithë kolegët që punojnë fort për Shqipërinë, jemi të lumtur. Ky vendim na jep mundësinë të lëvizim me një ritëm më të shpejtë dhe të fillojmë përgatitjet”, u shpreh Vlahutin, mandati i së cilës përfundon gjatë kësaj vere.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne