Shqipëria shton shkëmbimet kulturore me Iranin

nga Gjergji Thanasi.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë do tu ofrojë artashësve shqiptarë një surprizë të këndshme. Në këtë festival, që po zhvillohet këtë javë të parë të nëntorit, merr pjesë edhe filmi iranian me metrazh të shkurtër “Roli” (The Role). Skenari i filmit është shkruar nga Ali Asgari dhe Farnoosh Samadi, ndërsa regjizore e filmit është e mirënjohura Farnoosh Samadi. Ky film është një bashkëprodhim iraniano-italian dhe me pjesëmarrjen në këtë festival në Tiranë debuton për herë të parë jashtë Iranit. Një risi e këndshme në këtë festival është edhe pjesëmarrja e një filmi tjetër iranian me metrazh të shkurtër: “Si Djalë i Mbarë” (Like a Good Kid) me regjisor të riun e talentuar Arian Vazir Daftari. Filmi “Si Djalë i Mbarë” mori pjesë edhe në Festivalin e Kanës (Cannes) 2018.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne