Shqiptarët paguan 38 mln euro për sigurimin e pronave në 2023, ja cili renditet i pari nga rreziqet

Sigurimi vullnetar i pasurive të paluajtshme është një prej zërave me rritjen më të shpejtë në tregun e sigurimeve për vitin e shkuar. Primet e sigurimit vullnetar, gjatë vitit  2023 arritën rreth 8,917 milionë lekë, 12.03% më shumë se në  vitin  2022. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 0.01% krahasuar me  vitin  2022. Vetëm portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive gjatë vitit 2023 siguruan mbi 3,8 miliardë lekë të ardhura në total, apo afërisht 38 milionë euro, një shifër shumë e lartë krahasuar me vitet e mëparshme. Vendin e parë në këto portofola e zë; Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 64.40%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 25.90% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë  vitit  2023, vihet re një rritje prej 15.73% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.79% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me  vitin  2022.

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë vitit 2023 arritën rreth 13,9 miliardë lekë, ose 6.94% më shumë se në vitin 2022, duke vijuar të mbeten përgjegjëse për peshën më të madhe në treg. Produkti MTPL e brendshme, në  vitin  2023, pati një rritje prej 8.20% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.21% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne