Shqiptarët përfitojnë numrin më të madh të lejeqëndrimeve në Evropë

Numrin më të madh të lejeqëndrimeve për shqiptarët e kanë dy vendet fqinje, Italia me 19.100 dhe Greqia me 16.468 dhe më pas Gjermania 6100 dhe Franca 1180.

Numri i lejeqëndrimeve të lëshuara në 2017 shënon një rënie të lehtë krahasuar me vitin 2016, ku ishin shënuar rreth 59.000 lejeqëndrime.

Të dhënat e EUROSTAT flasin se pjesa më e madhe e lejeqëndrimeve për shqiptarët, rreth 29 mijë, u dhanë për arsye familjare, rreth 2.000 për arsye shkollimi dhe 5.000 për arsye pune.

Ndërkohë, në vend të tretë nga vendet e rajonit për numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit në vendet e Bashkimit Europian renditet Kosova. Gjatë vitit 2017-s nga vendet e Bashkimit Europian janë dhënë 26 mijë leje të reja qëndrimi për shtetasit nga Kosova, pjesa më e madhe e të cilave për arsye familjare.

Viteve të fundit tendencat e emigrimit të qytetarëve shqiptarë vijojnë të mbeten të larta. Sipas EUROSTAT, më shumë se gjysëm milionë shqiptarë (gati 19,5% e popullsisë së vendit) janë pajisur me lejeqëndrimi në vendet e Bashkimit Europian në dhjetë vitet e fundit.

Numri më i madh i lejeqëndrimeve të lëshuara për shqiptaret u shënua në vitn 2008, me rreth 99 mijë lejeqëndrime dhe numri më i vogël në vitin 2013, me rreth 31 mijë.

Burimi: Mesazhi.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne