Rajoni

Shqiptari dhe serbi komshinj në një ndertesë por veprimi i tyre e tyre do t’ju habisë…

Ndeshja e fituar nga Zvicra ndaj Serbisë me golat e dy yjeve nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, ka venë në pah edhe njëherë urrejtjen që serbët dhe shqiptarët kanë ndaj njeri-tjetrit.

Një veprim interesant është kapur në Zvicër, saktësisht në qytetin Bulach. Në ballkonet e dy banesave shihen 4 flamuj të ndryshëm.

Një shqiptar dhe një serb, që nga foto si duket u kanë qëlluar banesat afër, kanë vendosur në ballkonet e tyre flamujt të ndryshëm.

Përderisa në ballkonin e shqiptarit shihet flamuri zviceran dhe flamuri i “Shqipërisë etnike” së bashku me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin, në ballkonin e serbit shihet se si ai ka vendosur flamurin serb dhe atë rus.

Kujtojmë, se Zvicra pasi mposhti Serbinë me rezultat 2 me 1, mbrëmë luajti baras me Kosa Rikën 2 me 2, duke u kualifikuar në faqen tjetër të kampionatit botëror. Së bashku me Zvicrën, nga ky grup është kualifikuar edhe Brazili, ndërsa është eliminuar Kosta Rika, kurse serbët kanë bërë gati valixhet.

Image