Shqiptarja e madhe Majlinda Kelmendi shet numrin e Medaljes së Artë për ilaçet e fëmijëve me kancer

Majlinda Kelmendi, kampionia botërore e xhudos, me anë të një statusi në facebook na ka njohur me një akt human të saj, duke treguar që përveçse kampione e xhudos është edhe një njeri human dhe me vlera.

Kelmendi ka shitur numrin me të cilin ka fituar Medaljen e Artë në Brazil, ku fitimet nga shitja do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve me kancer.

Ajo ka ftuar të gjithë të dhurojnë për fondacionin “Care for Kosova Kids” që t’iu mundësohet një shans për jetë fëmijëve të prekur nga kanceri.

Statusi i plotë:

“Unë kam dëshirë që secili fëmijë të ketë shansin e vet në jetë. Për këtë kam dhuruar numrin tim me të cilin kam fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike në Rio në Brazil. Shitja e atij numri ka sjellur të ardhura për ilaqet e fëmijëve kosovarë të prekur nga kanceri. Kjo më bënë krenare. Ftoj që të më merrni shembull dhe të dhuroni për Care for Kosova Kids, që të gjithë të kenë shans në jetë. Shuma që dhuroni ju do të dyfishohet nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim. Fëmijet kosovarë do të sherohen me ndihmën tuaj”, shkruan Kelmendi në Facebook.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne