Profesionet e lira që kanë marrë licensë si persona fizkë, apo dhe biznese në këtë status do të përfshihen në një skemë për mos shmangie e tatimit mbi të ardhurat personale.
Gjate prezantimi të paketës fiskale në komisionin e ekonomisë ministri i financave tha se përmes statusit ‘person fizik’ shumë qytetarë kanë paguar më pak taksa nëse ata do ta ushtronin profesion si të punësuar.
“Nga të punësuarit kanë dalë persona fizkë që kanë shmangur 23%. Ka një klasë intelktualësh që do ta diskutojmë në detaje që kanë të ardhura 2 milion euro dhe kanë përfituar logjika zero e tatimit e personave fizik. E dini që ka kompani kanë të ardhurën 2 milion euro dhe nuk paguajnë asnjë lekë dhe këtë do ta korrigjojmë tani” tha ministri Ahmetaj.
Këtu futen shërbimet që japin juristë, financiarë, mjekë, inxhinierë e me radhë me dhjetëra profesione, të cilat mund të marrin licensë për të dhënë shërbime. Po ashtu në paketën e re fiskale do të tatohen fitimet nga shitja jashtë vendit e aksioneve të kompanive që shfrytëzojnë pasuritë e Shqipërisë.
“Të ardhurat e fitimit që lidhen me pasuritë e vendit, tatimi të paguhet në Shqipëri si rasti bankersit, që kur bankersi u shit jashtë Shqipërisë, ajo nuk përfitoi asgjë nga shitja”, u shpreh Ahmetaj.
Ndërkohë vitin e ardhshëm aksionerët e bizneseve të mëdha nuk do të paguajnë më 15 për qind tatim mbi dividentin kur shpërndajnë fitimet, por vetëm 8 për qind.