Shtyhet gjyqi ndaj Pezës, tërhiqet Prokuroria: Nuk është më deputet

Shtyhet procesi gjyqësor ndaj ish deputetit socialist Alfred Peza.

Mësohet se procesi është shtyrë pasi mungonin avokatët  e tij mbrojtës e madje dhe vetë Peza.

Seanca e radhës pritet të mbahet në 25 shtator.

Prokuroria kërkoi të shpallej moskompetenca dhe që dosja të kalojë në Gjykatën e Tiranës për gjykim pasi Peza nuk është më deputet.

Kjo e fundit u shpreh se nuk mund të merret vendim pa qënë i pranishëm i pandehuri ose avokati.

Ish deputeti Peza është nën akuzë për fshehje pasurie e pastrim parash.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne