Shtyhet gjyqi ndaj Saimir Tahirit, Maks Haxhia: Duam pafajësinë!

Avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Maks Haxhia ka dhënë një prononcim për mediat pas shtyrjes së gjyqit. Në fjalën e tij, Haxhia ka bërë me dije se Tahiri nuk ka shkuar në sallë pasi nuk është njoftuar.

Më tej, i pyetur nëse pala mbrojtëse do të shfrytëzonte hapësirat ligjore për pavlefshmëri të gjithë procesit, duke marrë parasysh edhe kohëzgjatjen e tij, Haxhia bëri me dije se diçka e tillë nuk mund të ndodhte.

“Ne kërkojmë pafajësi. Nuk dua të vijoj me procedurën. Saimir Tahiri që nga momenti i parë dhe deri më tani ka kërkuar prerazi pafajësinë,”deklaroi Maks Haxhia.

Ditën e sotme, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të duhej që të zhvillonte seancën e radhës në Apel. Për herë të parë në sallë ishte edhe ish-kryepolici i Vlorës, Jaeld Çela, i cili u dorëzua pas tre viteve në arrati.

Seanca u shty për shkak të mungesës së Tahirit, i cili nuk mori në kohë fletëthirrjen. Përballja e radhës me drejtësinë do të jetë më 11 qershor./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne