Emisioni IMPAKT Opinion

Si do i pergjigjen palestinezet aneksimit te Bregut Perendimor nga Netanjahu? Bisede me Raed Debei, Fatah Youth Leader

 

Dr. Olsi Jazexhi bisedon me Raed Debei, drejtorin nderkombetar te Levizjes Rinore te Fatahut (International Leader of Fatah Youth Movement of Palestine). Ata analizojne planet e qeverise se Benjamin Netanjahut per te aneksuar Bregun Perendimor ne Palestine dhe reagimet e botes ndaj regjimit te Izraelit.

Ne video diskutohet situata ne Palestine, politikat anti-demokratike dhe diskriminuese te Izraelit kunder palestinezeve dhe reagimet e komunitetit nderkombetar ndaj planeve te Izraelit per te aneksuar Bregun Perendimor. Diskutohet edhe nderhyrja e Izraelit ne Ballkan, rasti i Shqiperise dhe Kosoves ku ne nentor 2016 me urdher nga Mosadi izraelit u arrestuan dhjetra besimtaret muslimane shqiptare te cilet u akuzuan si terroriste nga Mosadi edhe pse pas 4 vitesh hetime dhe burgosje shqiptaret dolen te pafajshem.

Permendet fakti qe shqiptaret i kane shpetuar cifutet gjate Luftes se Dyte Boterore dhe Rekonkuistes Katolike te Ferdinandit dhe Izabeles ne Spanje, por qe ne anen tjeter qeveria izraelite i diskriminon shqiptaret kur ata vizitojne Izraelin apo edhe abuzon me ata sikur ishte rasti i ndeshjes se futbollit te vitit 2016.

OPINIONE

INTERVISTA