Si manipulon protestanti Veliaj/ Banorët kërkojnë kompensim të drejtë, ai përgjigjet: Nuk do na ndalin “shpellarët” për Unazën e Madhe

Nëse ka një gjë që nuk ka më nevojë për vërtetim është fakti se protestanti Erion Veliaj është i paaftë të heqë dorë nga mashtrimi. Ndërkohë që banorët e Unazës së re deklarojnë me bindje se ata nuk janë kundër ndërtimit të unazës së re, por kanë hallin e mënyrës se si dot kompensohen në mënyrë të drejtë, Lali Eri përgjigjet: “Nuk do na ndalin “shpellarët” për projektin e Unazës së Madhe“

Me tone gjoja të forta kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur protestës së banorëve të Unazës së re që protestojnë prej më shumë se 10 ditësh. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Velaij thotë se nuk do të tërhiqet nga projekti.

“Shumica e qytetarëve duan që unaza e re të bëhet. Edhe për bulevardin e ri ishte e njëjta parti, shpellarë, që shkatërrojnë. Është i njëjti film që e kemi parë dhe ky film përfundon me fitoren e qytetit, të njerëzve të mirë, që duan rendin dhe nuk kanë zaptuar, nuk shqyejnë dhe nuk vijnë nga shpellat.

Njerëzit thonë kur të zhbllokohet trafiku te Shqiponja do të marrë frymë Tirana, por çfarë do të mbetemi në epokën e gurit, se disa njerëz nuk pranojnë dëmshpërblimin, nuk ka shans”, – tha Veliaj që shkon edhe më tej duke bërë “të fortin”.

“Shanset janë zero që kjo betejë të ndalet. Kur ka zhvillime ka disa njerëz që gjenden në situatë të vështirë. Për të gjithë njerëzit që janë prekur do të kenë trajtim edhe më të mirë. Kemi ofruar 3 vite qiranë, për ata që nuk kanë asnjë letër që kanë zaptuar tokën e dikujt tjetër në gjurmën e unazës”, – u shpreh protestanti Veliaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne