Si po e kopjon Erion Veliaj revistën e komunizmit “Ylli”

Njerëz të qeshur, të lumtur dhe tërësisht të fokusuar në punën ne tyre. Kjo është tabloja e disa fotove që Erion Veliaj publikon në faqen e tij në facebook.

Aty shfaqen punëtorë të bashkisë të cilët merrem me hapësirat e gjelbra në kryeqytet. Tek sa i sheh këto foto të publikuara nga Veliaj nuk ka se si të të mos vijnë në mendje ngjashmëria me fotot e realizmit socialist që publikoheshin në revistën Ylli. Edhe aty, si në fotot e lali Erit, shfaqen njerëz duke punuar me një lumturi të pashpjegueshme në fytyrë.

Në foto të tilla duket sikur jetohet në parajsë dhe vihet në piedestal puna. Të njëjtën frymë shohim edhe në fotot e bashkisë Tiranë, teksa punëtorët të këtij institucione shtetërore pozojnë për fotografët e Veliajt sikur sapo kanë zbritur në vendin më të lumtur në planet. Ideja që do të përcillet është e qartë: nën drejtimin e lalit njeriu gjen një lumturi të pashoqe edhe në punët më mediokre.

Prandaj, ashtu si disa dekada më parë, këto foto janë të kompozuara dhe të regjizuara nga fotografët e pushtetit për të krijuar idenë e lumturisë që ky i fundit sjell në fytyrën e njeriut të thjeshtë punëtor.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne