Sigurimet nga fatkeqësitë, rritje thuajse 20%. Shqiptarët paguan në total rreth 20 milionë euro për mbrojtje nga zjarret e katastrofat

Ndërsa për vite me radhë mbeten në nivele modeste, sigurimet nga fatkeqësitë natyrore kanë shënuar këtë vit një rritje prej thuajse 20% duke shkuar në total në rreth 20 milionë euro. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare raporton se në portofolin “sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës”, gjatë periudhës janar-gusht  2023, është shënuar një rritje prej 18.82% e vëllimit të primeve të shkruara bruto dhe rritje me 3.11% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-gusht 2022. Nga 16 milionë euro vitin e shkuar, shuma totale e pagesave për sigurimin nga fatkeqësitë natyrore arrin në 19 milionë euro për 8 muajt e këtij viti.

Ndërkaq, këtë vit kanë shënuar rritje të kosiderueshme i gjithë grupi i sigurimeve vullnetare, që dominohet nga segmenti i pronës. Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-gusht 2023 arritën rreth 6,2 miliardë lekë, 15.19% më shumë se në  2022. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 0.56% krahasuar me janar-gusht 2022. Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë janar-gusht 2023, patën një rritje me 17.11% në bazë vjetore. Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë janar-gushtit 2023 siguruan mbi 2,9 miliardë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 65.62%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 25.52% të totalit.

Por megjithatë, tregu vijon të dominohet nga sigurimet e detyrueshme me ligj. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 40.84% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 59.16% të totalit të tregut./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne