Bota

Simboli i rezistencës palestineze Xhunejdi mbërrin në Turqi

Palestinezi 16-vjeçar Fevzi el-Xhunejdi i cili u bë simbol i rezistencës në ngjarjet e fundit në Palestinë pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si “kryeqytet të Izraelit”, ka arritur në Turqi.

Palestinezi 16-vjeçar Fevzi el-Xhunejdi ka mbërritur në Stamoll, ku do të marrë pjesë në një aktivitet treditor të organizuar nga Bashkia Esenler, bashkë me babain e tij Muhammed el-Xhunejdi.

Ata janë pritur nga zyrtarë të bashkisë në aeroportin Ataturk pasi ka zbritur nga avioni i nisur në kryeqytetin Oman të Jordanisë.

Në një deklaratë për gazetarët, Xhunejdi 16-vjeçar tha se udhëtimi ka kaluar shumë mirë, duke shprehur falenderime për ftesën që i është bërë në Stamboll.

Xhunejdi tha si ndien dashuri për popullin turk, i cili vazhdmisht mbron kauzën e Plaestinës, duke shtuar se është hera e para që vjen në Turqi.

Ai theksoi se në kohën teksa ndodhej në arrest, nuk ka pasur mundësinë të ndjek gjërat që ka bërë Turqia për ta.

“Kur Izraeli më arrestoi, më dërgoi në burg dhe nga aty nuk kam pasur mundësinë të shikoj asgjë. Na i ndaluan të gjitha pajisjet elektronike, telefona dhe televizorë. Teksa ndodhesha aty, nuk kam mundur të shikoj asgjë. Kishte vetëm një televizor dhe vetëm disa kanale të caktuara, nga të cilat nuk mund të ndiqej asgjë. Fotografinë time të famshme munda ta shikoj vetëm pasi dola nga burgu”, tha Xhunejdi.

“Kur dola kam vërejtur se presidenti Recep Tayyip Erdoğan më ka qëndruar në krah, madje kam ndjekur edhe disa intervista dhe programe. U gëzova shumë dhe e falenderoj shumë presidentin Recep Tayyip Erdoğan. Allahu qoftë i kënaqur me të. E dua shumë edhe popullin turk për të cilën e falenderoj jashtë mase për faktin që kanë qëndruar pranë kauzës së Palestinës”, tha i riu palestinez.

Ai u shpreh se ndihet i lumtur për shkak se do të takohet me presidentin Erdoğan, duke thënë se familja e tij e do shumë atë.

“Jam shumë krenar dhe i lumtur që do të takohem me presidentin. Unë po e pres me entuziazëm takimin”, shtoi ai.

“Kam ende dhimbje në krah dhe shpatull”

I pyetur në lidhje me gjendjen shëndetësore, Xhunjedi vuri dukje se në krahun e djathtë ka një problem të madh për shkak se ushtarët izraelitë e kanë rrahur dhe e kanë qëlluar me armën në shpatull.

“Shpresoj që të shërohem shpejt. Kam ende dhimbje në krah dhe shpatull. Do t’i nënshtrohem disa operacioneve”, tha më tej Xhunejdi, duke bërë të ditur se ende vazhdon procesi i mjekimit.

Xhunejdi në kuadër të aktiviteteve që do të nisin me vizitën e tij në mauzolenë e Sulltan Abdylhamidit të Dytë, ai do të marrë pjesë në programin “Nata e Kudsit” dhe përgjatë kohës së qëndrimit të tij në Stamboll, ai do të shpjegojë për nxënësit e shkollave të mesme përjetimet e tij dhe do të marrë pjesë në xhirimet e serialit “Payitaht: Abdülhamid” të transmetuar nga TRT 1.

Simboli i rezistencës së Kudsit, Xhunejdi fë fundmi planifikohet të pritet edhe në një takim nga presidenti Erdoğan.

Djaloshi palestinez 16 vjeçar u arrestua më 7 dhjetor të vitit të kaluar në qytetin El-Halil të Bregut Perëndimor nën pushtim, pasi u tërhoq zvarrë me “sy të lidhur” nga një numër i madh ushtarësh izraelitë, ndërsa pamjet gjatë arrestimit të tij shkaktuan ragime të mëdha në rrjetet sociale.

Pas tre javësh në arrest nga Izraeli, ai u lirua me kaucion dhe u kthye te familja e tij më 28 dhjetor. Si pasojë e rrahjes nga ushtarët izraelitë, Xhunejdi ka pësuar frakturë në shpatullën e djathtë.

Gjykata ushtarake Ofer ka shtyrë seancën e Xhunejdit për me 19 shkurt.