Siri, shtohen përleshjet mes organizatës terroriste PKK/YPG dhe fiseve arabe në Deir ez-Zor

Në zonën e pushtuar nga organizata terroriste PKK/YPG në provincën e Deir ez-Zor në Sirinë lindore po shtohen konfliktet mes organizatës terroriste dhe fiseve arabe në rajon.

Sipas informacioneve të marra nga burime lokale, pas tensionit të gjatë mes PKK/YPG-së dhe të ashtuquajturit Grupi i Këshillit Ushtarak Deir ez-Zor që ishte nën kontrollin e grupit terrorist, terroristët arrestuan të ashtuquajturin komandant të grupit Ahmed al-Habil dhe më 27 gusht, shpërthyen përleshjet.

Fiset Bekkara, Bushaban, Tay, Bukeyyir dhe al-Jubur gjithashtu mbështetën fisin al-Akidat, një nga fiset më të mëdha në rajon, i cili udhëhoqi përleshjet kundër organizatës terroriste.

Populli në disa fshatra në juglindje dhe lindje të Deir ez-Zor-it ku gjenden fiset në fjalë u ngritën kundër PKK/YPG.

Fiset arabe shënjestruan të ashtuquajturat selinë e PKK/YPG-së në fshatra dhe i dëbuan anëtarët e organizatës terroriste nga rajoni.

Raportohet se në këto përleshje nga radhët e organizatës kishte të vdekur dhe të plagosur dhe se u kapën dhjetëra terroristë.

Terroristët arrestuan dhjetëra civilë

Ndërsa terroristët e PKK/YPG po largoheshin nga fshati Izbah, ata arrestuan dhjetëra civilë dhe plaçkitën shtëpitë dhe dyqanet në fshat.

Kreu i fisit Akidat, Ibrahim al-Hafil, në regjistrimin audio të publikuar në mediat sociale u bëri thirrje të gjitha fiseve arabe në rajon që të luftojnë kundër PKK/YPG-së dhe kërkoi lirimin e civilëve të ndaluar nga organizata.

Hafili kërkoi krijimin e një këshilli ushtarak që do të përfaqësojë fiset arabe në rajon dhe që nuk është nën kontrollin e PKK/YPG-së, si dhe adresuesi i drejtpërdrejtë i kësaj strukture të jetë SHBA.

Forcat Sanadid dhe “asambleja ushtarake” në Deir ez-Zor u vendosën në vendngjarje

“Këshilli ushtarak” i Deir ez-Zor-it përbëhet nga fiset arabe Akidat, Buseraya dhe Bekkara në anën lindore të lumit Eufrat në provincën Deir ez-Zor.

Forcat Sanadid janë arabë nga fisi Shummar në provincën Al-Hasakah.

Raportohet se Këshilli Ushtarak i Deir ez-Zor ka rreth 4 mijë personel të armatosur, ndërsa Forcat Sanadid kanë rreth 2-3 mijë elementë të armatosur./AA

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne