Siria kundërpërgjigjet, ndërkohë Izraeli zbulon se avionët e tij luftarakë nuk janë më të pamposhtur

nga Rania Khalek.

Izraeli për një kohë të gjatë ka qenë i forti i pakundërshtueshëm i Lindjes së Mesme, por tani Tel Avivi do të përballet me pasojat e arrogancës së tij. Ky ishte mesazhi i Damaskut dhënë fundjavën e kaluar kur ushtria siriane rrëzoi avionin izraelit F-16.

Përshkallëzimi dramatik ndodhi pasi Izraeli pretendoi se një prej avionëve të tij ishte në hapësirën ajrore siriane për të kapur një avion iranian që kishte operuar në territorin izraelit. Në të vërtetë, droni iranian u kap në lartësitë e Golanit, tokë siriane, por që është zaptuar në mënyrë të paligjshme nga Izraeli në vitin 1967.

Megjithate kjo nuk i ndaloi mediat e mëdha perëndimore si Wall Street Journal që ti referoheshin Golanit si “hapësira ​​ajrore izraelite”. Megjithatë, mediat kryesore ishin mosbesuese për incidentin, për shembull, the New York Times u befasua kur mori vesh se “avionët izraelitë nuk ishin më të pamposhtur”.

Si zakonisht, Izraeli e paraqiti veten si  viktimë e agresionit irracional arab. Në fakt, Siria po vepronte qartë në vetëmbrojtje kundër shkeljeve të përsëritura izraelite të sovranitetit të saj.

Madje edhe kreu i divizionit të Forcave Ajrore të Izraelit pranoi se vendi i tij vetëm gjatë vitit të fundit kishte kryer “mijëra operacione në Siri”. Ky fakt mungonte në shumicën e lajmeve kryesore, të cilat e portretizuan Izraelin si një kalimtar jondërhyrës në konfliktin sirian. Kjo nuk mund ti fshihet të vërtetës. Jo vetëm që Izraeli vazhdimisht ka bombarduar instalimet e qeverisë siriane, por gjithashtu ka armatosur grupet rebele xhihadiste në lartësitë e Golanit. Ka koordinuar me aleancën e Al-Kaidës në Siri kundër forcave qeveritare dhe u ka ofruar trajtim mjekësor Al-Kaidës dhe rebelëve të lidhur me Shtetin Islamik përpara se t’i ridërgonte përseri në betejë.

Ujra të turbullt.

Mbështetja e Al-Kaidës në Siri i shërben Tel Avivit për dy qëllimeve strategjike. Një arsye është të dobësohet Hezbollahu, partia politike e armatosur libaneze që mbron kufijtë e Libanit nga Izraeli dhe grupet salafiste xhihadistë. Qëllimi i dytë është të forcohet zaptimi i Golanit.

Lereni fjalën time, vetë zyrtarët izraelitë e kanë thënë shpesh. Ish kreu i Mossadit (agjencia e inteligjencës izraelite) pranoi në Al Jazeera se Izraeli u ka ofruar trajtim mjekësor luftëtarëve të Al-Kaedës në Siri. Dhe që nga viti 2012, forca vezhguese të OKB-së (UNDOF), misioni paqeruajtës përgjegjës për monitorimin e armëpushimit të vitit 1974 midis forcave izraelite dhe siriane në lartësitë Golan, ka dokumentuar dhjetra ndërveprime mes ushtrisë izraelite dhe kryengritësve sirianë. Kryesorja është se mjaft sirianë u larguan nga Ushtria e Lirë Siriane pasi zbuluan marrëdhëniet mes Izraelit dhe grupeve rebele në Golan.

Për njerëzit që jetojnë në rajon, rrëzimi i avionit izraeli F-16 ishte një hakmarrje e vonuar, ndërsa Tel Avivi u përpoq dëshpërimisht të përshkruante përshkallëzimin si një luftë me Iranin. Por ishte Damasku dhe jo Teherani ai i cili e rrëzoi avionin luftarak me një llogaritje të matur, e cila nuk u bë lehtë. Në fund të fundit, kjo ishte hera e parë që nga viti 1982 që Siria rrëzonte një avion izraelit.

Lidershipi në Damask pati paralajmëruar herë pas here se do t’i përgjigjej agresionit izraelit dhe më në fund i dërgoi një mesazh Izraelit se ai nuk mund të vazhdonte të shkelte sovranitetin e Sirisë pa një përgjigje.

Izraeli u përgjigj duke goditur ato që i quajti baza iraniane dhe pretendoi se zhduku shumicën e mbrojtjes ajrore të Sirisë. Por sipas qeverisë siriane, Izraeli goditi bazat nga të cilat Siria dhe aleatët e saj shenjestronin Al- Kaidën në Idlib, duke e bërë Izraelin në thelb forcën ajrore të Al-Kaidës.

Pas vitesh përpjekjeje perëndimore për të përmbysur regjimin sirian, një gjë është e qartë: shteti sirian ka mbetur i paprekur dhe po e fiton luftën, duke rimarr pothuajse të gjithë territorin që humbi tek grupet rebele që u armatosën dhe financuan nga shtetet perëndimore dhe ato të Gjirit. Shteti sirian ka qenë në gjendje të rimarrë përsëri territorin për shkak të ndihmës së dhënë nga aleatët e tij, veçanërisht Rusia.

Lufta e ardhshme

Nuk mund të jetë e lehtë një përballje mes Izraelit dhe Hezbollahut. Rregullat e lojës kanë ndryshuar në mënyrë dramatike në favor të Hezbollahut, që në luftën e fundit. Në luftën e vitit 2006, Hezbollahu ia theu hundët Izraelit, megjithëse Libani u shkatërrua në këtë proces. Në çdo luftë të ardhshme, Hezbollahu do të jetë në gjendje që ti bëjë shumë më tepër dëm Izraelit. Organizata është shumë më e fortë, shumë më e armatosur dhe është në gjendje të kryejë manovra sulmuese pasi ka fituar përvojë të madhe në fushën e betejës kundër xhihadistëve në Siri. Gjithashtu, çdo luftë e ardhshme me Izraelin ka gjasa të përfshijë aleatët e Hezbollahut në Siri dhe Irak, duke e transformuar konfliktin lokal në një konflikt rajonal.

Izraeli ka frikë të futet në këto ujëra, prandaj tani për tani, izraelitët nuk janë të interesuar për një luftë të nxehtë me grupin. Në fund të fundit, ishte ushtria siriane ajo që rrëzoi avionin duke përdorur raketat ruse S-200. Përfshirja e Rusisë në Siri i komplikon ambicjet e Izraelit, pasi Izraeli nuk mund të futet në luftë me Rusinë. Për më tepër, Izraeli nuk ka mbështetjen e njëjtë sic ka zakonisht nga dashamirësit e tij amerikanë. Ndërkohë që nuk ka pothuajse asnjë kufizim mbi masën e agresionit që Izraeli përdor kundër palestinezëve. Siria është një fushë beteje shumë më e ndërlikuar që përfshin fuqitë e mëdha botërore.

Si SHBA-ja edhe Rusia kanë personelin e tyre në terren në Siri. SHBA mbështet forcat siriane “Demokratike”, ndërsa Rusia mbështet qeverinë. Turqia, një anëtare e NATO-s, ka trupa në zonën e Sirisë veriore dhe po lufton kurdët në Afrin. Ndërkohë, Irani ka konsulentët e tij në terren që ndihmojnë forcat qeveritare siriane kundër Al-Kaidës dhe Shtetit Islamik. Këtë muaj, një helikopter turk u rrëzua nga forcat kurde të mbështetura nga SHBA në Sirinë veriore, një avion rus u rrëzua nga xhihadistët në Idlib, një dron iranian u hodh në erë nga Izraeli, një avion F- 16 izraelit u shkatërrua nga Siria, ndërsa SHBA ka pohuar se ka vrarë mbi 100 forca pro-qeveritare në sulmet ajrore pranë Deir Ezzorit.

Kështu që nëse Izraeli e përshkallëzon situatën në Siri, shumë gjëra mund të shkojnë keq. Duke gjykuar nga fjalët e gjysmake të Departamentit të Shtetit për mbështetjen ndaj Izraelit pas rrezimit të avionit F-16, SHBA nuk duket e interesuar të mbështesë një luftë izraelite në këtë kohë, sepse rrezikon një luftë të nxehtë me Rusinë dhe minon luftën në vazhdim kundër ISIS-it, i cili është një prioritet amerikan.

Megjithatë, Izraeli ka frikë se forca në rritje e Hezbollahut dhe rritja e ndikimit të Iranit është kërcënim për hegjemoninë rajonale, një shqetësim i përbashkët nga homologët e tij saudit dhe amerikan. Ai do të vazhdojë provokimet e tij në Siri në një përpjekje për të kundërshtuar atë që e sheh si rritjen e pranisë iraniane tek porta e vet. Ekzistojnë gjithashtu edhe cështje të brendshme izraelite që mund të ndikojnë. Kyeministri izraelit Benjamin Netanjahu po përballet aktualisht me një hetim korrupsioni i cili e ka ngopur shtypin izraelit dhe ka çuar në protesta kundër tij. Natyrisht që lufta mund të shërbejë si një shpërqendrim i shkëlqyer në rrethana të tilla.

Në të njëjtën kohë, Damasku ka paralajmëruar se nuk do ti përgjigjet më agresionit izraelit duke u ulur dhe duke u shtrirë. Pas shtatë viteve të përpjekjeve për ndryshimin e regjimit në Siri nga fuqitë perëndimore, Irani, Siria dhe Hezbollahu të njohur nga mbështetësit e tyre të shumtë në rajon si “boshti i rezistencës” për rolin e tyre në sfidimin e imperializmit perëndimor, tashmë janë në një pozicion mjaft të fortë. Ata janë në një kurs përplasjeje me Izraelin.

Rania Khalek është gazetare amerikane, shkrimtare dhe komentatore politike për Lindjen e Mesme./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne