Shqiperia

Situatë dramatike në portin e Vlorës: Njerëzve u bie të fikët nga pritja 5 orë në radhë

Një situatë dramatike njoftohet se është krijuar në portin e Vlorës sot, pasi bllokimi i sistemit të kontrollit të pasaportave prej mëse prej 5 orësh, ka krijuar radha të gjata dhe lodhje tek udhëtarët. Në foton e publikuar më sipër, një qytetareje i ka rënë të fikët dhe ndihma e parë i është dhënë vetëm pas një ore.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka bërë publik, shqetësimin e një qytetari në profilin e tij në Fb.

“Njerëzit heqin picirin në portin e Vlorës! Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital!” – shkruan Berisha duke publikuar tekstin e mëposhtëm:

“Doktor pershendetje

jam nje emigrant qe po kthehem nga porti i Vlores

njerezit kan nga 5 ore ne kemb se spunon sistemi Rames dhe po na bije te fikt ne dogan

psh nga emigranti

Ambulanca ka ardh mbas nje ore”

OPINIONE