Skandal/ Deputeti Islamofob Tritan Shehu kërkon që Shqipëria të mos marrë pjesë në Konferencën Islamike, reagon eksperti Laçi

Deputeti i Partisë Demokratike, islamofobi Tritan Shehu bën thirrje që Shqipëria, ndonëse është antare me të drejta të plota që prej vitit 1992 të mos jetë prezente në takimin zyrtar të Konferencës Islamike, i cili mbahet në Arabinë Saudite në qytetin e Xhidas.

Kjo thirrje e deputetit islamofob ish- komunist ka ngjallur reagime te muslimanët në Shqipëri që i kujtojnë se një vend me shumicë muslimane nuk mund të heshtë dhe bojkotojë samite të nivelit kaq të lartë për interesat personale të një deputeti që të vetmin kontribut ka marrjen e rrogës qyl dhe duke i bërë fresk kryetarit të partisë.

Islamofobi Shehu kërkon mospjesmarrje me argumentin qesharak se në Konferencën Islamike do të jetë edhe Serbia.

“Serbia ne Teheran kunder Kosoves, pjese e aksit Iran-Rusi! Dhe nje vemendje per qeverine shqiptare: Neser ne Konferencen Islamike ne Gedda te thirrur nga Irani, nuk duhet te jete askush nga Shqiperia, as ambasadori. Vulin ne Teheran…. Shoigu rus po aty. Rusia furnizon masivisht me arme Iranin, por dhe Serbine: Pikerisht per te krijuar konflikte ne Lindjen e Mesme se bashku me Iranin, duke perdorur aty organizata terroriste Hamas, Hezbollah, Huthi etj.
Per te krijuar konflikte edhe ne Rajonin tone, nen aspiraten e Serbise se Madhe me ndryshimin e kufijeve. Apo ringjallur endrat e Jugosllavise se Re nepermjet Ballkanit te Hapur, e “fshire” Kosoven nga harta”, thotë Shehu.

Për këtë arsye, Eksperti i sigurisë Marlind Laçi, e cilëson thirrjen e shehut si gjuhë fashiste antimuslimane ndërsa i kujton edhe dy momentet se si e bëri ai karierën politike.

“Tritan Shehu bën thirrje që Shqipëria si një antare me të drejta të plota që prej vitit 1992 të mos jetë prezente në takimin zyrtar të Konferencës Islamike i cili kryhet në ditën e nesërme në Arabinë Saudite në qytetin e Xhidas.

Në memorien kolektive shqiptare Tritan Shehu që prej kohësh dërdëllit me gjuhë fashiste ndaj muslimanëve shqiptar do të mbahet mend vetëm për dy ngjarje historike. 1)- Do të mbahet mend më 1967 kur pozonte krah Enver Hoxhës dhe Ramiz Alis si zelltari i rinis revolucionare ku me kazëm e me çekiç shëmbte objektet e kultit të muslimanëve dhe të krishterëve. 2)- Do të mbahet mend si burri më i zhburrëruar në Republikën e Shqipërisë kur lushnjarët trima kryen aktin makabër më ’97 duke ja ‘vrarë’ edhe atë pak burrëri që i kishte mbetur post-sistemit”, shkruan eksperti Laçi në reagimin e tij në “Facebook”./GazetaImpakt/

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne