Skandali/ Deputetja ndan lekët me drejtorin e shkarkuar për korrupsion

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një tjetër denoncim. Në një postim në rrjetet sociale Berisha ndan mesazhin e një qytetari dixhital, ndërsa bashkangjitur Berisha shkruan se drejtori i ALUIZNI-t në Vlorë i shkarkuar për korrupsion vazhdon detyrën sepse ndan lekët me deputeten e PS-së, Vilma Bello.

Në mesazh qytetari shkruan se Vilma Bello e mban si sponsor kryesor për fushatën e Bashkisë.

“E shkarkuan per korrupsion drejtorin e Aluiznit ne Vlore por ndrikull Bello e mbane ne detyre! sb

pershendetje doktor.
Kjo qeveri esht kapur kok e kembe nga korruspioni. Para nje muaj ministrja ndrikull e drejtsise doli ne media dhe shkarkoi drejtorin e aluiznit vlore bashke me dy shefat aty. Sot ky drejtor vazhdon akoma ne pune se e mban deputetja vilma bello, pasi ndajne leket bashke, ndersa ne na hoqen pa asnje arsye nga puna. Vilma bello e mban ate se ai esht sponsor kryesor per te dhe e do per fushaten e bashkise, pasi edi drama do e coj per kr bashkie. Cfar nuk po shohim doktor. Anonim te lutem”, shkruan Berisha.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne