Skandali/ Dosja me foto e dëshmi! Si nisi përplasja me Avdylajt në mesnatë dhe revolta te 313-ta: Do t’ju vrasim! E vendosën policin me shpatulla pas tualetit, por drejtësia hesht

Për prokurorinë e Tiranës dhe gjykatën penale, kërcënimi me jetë i gardianëve të burgut 313-të, dhuna ndaj policëve dhe përdorimi i celularit në qeli nuk janë një fakt shqetësuese dhe s’ka arsye as për të hetuar as të futur në regjimin e posaçëm. Nga kjo që duket skandali i radhës i një drejtësie të munguar duket që po përfiton grupi i ‘‘Avdylajve‘‘ të Shijakut të cilët ndodhen në këtë paraburgim teksa janë në hetim nga SPAK.

Sipas dosjes së siguruar nga ReportTv paçka se është bërë kallëzim penal nga drejtoria e burgjeve, për drejtësinë kjo është një situatë që çuditërisht s’ka fajtorë! Dhe kërcënimi me jetë i gardianëve do të mbetet i pa hetuar edhe pse është vepër penale kërcënim për shkak të detyrës. Një ditë më parë gjyqtarja Migena Laska rrëzoi edhe kërkesën për izolimin e tyre mes Avdylajve dhe pacientit 0 me covid 19 italianit Giovani Cosimo pasi edhe prokuroria e Tiranës ishte kundër këtij izolimi me argumentin se ndaj tyre ka një masë sigurie të mëparshme.

Gjithçka nisi nga qelia numër 5 në natën e 21 maj 2020 në ora 23.25 kur policët e burgjeve kanë filluar kontrollin e qelive të burgut 313 ku janë vendosur 4 anëtarët e grupit Avdyli dhe një italian, Giovani Di Cosimo, i cili ka qenë pacienti i parë me COVID brenda sistemit të burgjeve. Në qeli me atë ishin edhe Hajri Seferi, Astrit Avdyli, Altin Avdyli, Saimir Gjepali.

Të paraburgosurit, sipas raportit kishin fikur dritat në kundërshtim me rregullat, ndërsa kundërshtuan me forcë kontrollin. Nga kontrolli të paraburgosurve u është gjetur një celular, pronësinë e të cilit, thotë raporti, askush nuk e pranoi duke e kundërshtuar. Sipas të paraburgosurve celularin mund ta kishte kaluar pastruesi.

Gjatë kohës së kontrollit, të paraburgosurit, po sipas dosjes, kanë kundërshtuar me forcë policinë. Momentet e tensionit kanë qenë të fortë dhe efektivët janë kërcënuar me jetë dhe ofenduar nga të paraburgosurit. Kundërshtimi  dhe dhuna janë dokumentuara nga pamje filmike të kamerave të brendshme të sigurisë dhe këto jane disa nga fragmentet e videos.

Në dosje thuhet se në momentin që policët bllokuan derën e bankës brenda në dhomë që të mos hidheshin sendet e ndaluara dy të burgosur janë afruar me insistim për t’u futur në tualet duke u përplasur me policinë, madje ‘kanë përplasur policin me shpinë pas derës së tualetit’.

Anëtarët e grupit Avdyalaj kanë kërcënuar dhe ofenduar grupin e policëve duke përdorur fjalor kërcënues dhe kanosje me fjalët si:

A e dini se kushjemi ne o spiuna…

Nuk bir kurve që të më prangosë mua

Do të keni probleme me mua dhe e keni personale tani e tutje

Ka për t’ju q*robt, do t’juzhduk, e degjeneru o legena

Do t’ju vrasim e presim ju që po na ngacmoni…

Nuk kontrolloni dot Avdylajt ju’.

A më njeh, e di kush jam?

Do të keni probleme, ne ju njohim

Jua dimë shtëpitë ku banoni

Ty të njoh se më ke shoqëruar për vizitë në spital, madje më ke bërë edhe foto

Të njohim mirë ty, o Shpëtim!! Ç’të duhet ty me na kontrollu? Kush e paska dhënë këtë urdhër?

Ke për shiku këtë punë, se cfarë kemi për të bërë

Të njohim, do të vrasim, do të qërojmë, do të heqim qafe.

Për 10 ditë unë jam jashtë! Mbaje mend fytyrën time! Do të takohemi

Gjatë kontrollit u gjeten edhe dy telefona celularë,një brenda qelisë numër 5 të Avdyljave për të cilin askush se ka pranuar se i kujt është si dhe një telefon tjetër i hedhur nga një qeli dhe ende me pronar të paidentifikuar.

Por jo vetëm kërcënimi dhe shantazhi ndaj gardianëve nuk përbën problem për prokurorinë dhe gjykatën por as fakti se kush i futi celularët në qeli, pasi duke mos filluar një hetim mbetet mister fakti që ndonjë polic është i lidhur me botën e krimit. Por mbetet mister edhe nëse këto telefona janë përdorur për të biseduar të burgosur nga brenda qelive.

Sipas dosjes së përgatitur nga Drejtoria e Burgjeve, Avdyjalt tentuan të destabizliojnë burgun, pasi të nxitur të tjerët që të rebeloheshin. Në këtë situatë edhe 4 qeli të tjera u solidarizuan me grupin e Shijakut.

Avdylajt janë në qeli për akuza të trafikut të drogës, si pjesë e operacionit Vol-Vo 4 ndërsa ata janë të përfshirë edhe në disa përgjime që lidhen me dosjen 339 me ish kryebashkiakun Vangjush Dako. Edhe Giovani Di Cosimo është akuzuar për trafik droge pasi është dyshuar për lidhje me mafien italiane.

Celularet e sekuestruar dhe momenti i përplasjes

( Kliko këtu ) Dosja e

/shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne