Skandali me mbetjet spitalore, si përfundojnë nëpër lumenj

Ligji shqiptar parashikon qe mbetjet nga spitali te grumbullohen nga kompanite qe kontraktohen per trajtimin e tyre.

Kompanite, gjithesej gjashte ne shqiperi, duhet qe keto mbetje ti trajtojne, ti diferencojne e me pas mbetjet e rrezikshme ti asgjesojne ne menyre te kontrolluar ne autoklavat incenerator.

Kjo teknologji ne fund le pas vetem mbetje te ngurta te parrezikshme te cilat me nje procedure te rregullt ligjore duhet te depozitohen ne landfille

Kjo eshte procedura ligjore, qe duhet te zbatoje cdo kompani per te gjitha mbetjet qe dalin nga spitalet. Por ka dyshime serioze se pjesa dermuese e mbetjeve, pervec shiringave, fashove te gjakosura por edhe mbetjet qe dalin nga sallat e operimit, perfundojne direkt ne landfille. Top channel vezhgoi per disa dite fushat e mbetjeve. Ky eshte landfilli i qytetit te Fierit

Aty ka me shumice, shiringa e mbetje qe dalin nga spitalet dhe ne kete zone levizin shpesh edhe kafshet qe gjejne ushqim mes plehrave ku ndodhen edhe ato spitalore. Spitali i qytetit te vlores e ka nje autoklave qe supozohet te trajtoje mbetjet spitalore(pamje nga autoklava e vlores), por kjo eshte pamja e sheshit te mbetjeve ne Vlore ku ka mbetje nga spitali, te cilat edhe daten e prodhimit e kane shume te re. e njejta situate eshte edhe ne durres, ne fushen e mbetjeve, por edhe ne korce, gjen me shumice mbetje te rrezikshme.

Nderkaq mbetjet spitalore te kryeqytetit I rremben lumi erzen dhe I depoziton ne bregun e detit. Keto mbetje qe perfundojne ne natyre, duhej qe te ishin asgjesuar sepse cdo vit nga buxheti I shtetit jepen para qe nuk dihet perfundojne.Pra qytetaret e shqiperise humbin dy here.Nje here duke paguar taksa qe mbetjet e tyre te asgjesohen dhe digjen dhe heren e dyte duke u rrezikuar shendeti nga mbetjet e patrajtuara ne menyre strikte sic e parashikon ligji shqiptar si dhe ligjet e bashkimit europian.

Kjo situate qe vazhdon prej vites natyrisht ka vetem nje shpjegim. Korrupsion me mbtejet qe fillon nga dera e spitaleve tek shperndarja e tyre,tek mungesa e kontrollit dhe deri tek landifillet te cilat pranojen mbetjet te pakontrolluara.Ne ditet ne vijim top channel do ta ndjeke skandalin e mbetjetve spitalore duke sjelle pamje dhe fakte te reja që provojne kete akt kriminal mbi shendetin e qytetarev te Shqiperise.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne