Shqiperia

Skandali në Policinë e Kavajës, zbulohen policët që shitën provat. Pranga sekserit

Pas transmetimit mbrëmjen e së hënës të një skandali që ka ndodhur në Policinë e Shtetit, ku sekseri Klodian Gagu tregoi lidhjet me punonjës të Komisariatit të Policisë së Kavajës, të cilët marrin përsipër të shesin provat e vendngjarjes, “Fiks Fare zbuloi këtë të martë emrat e punonjësve të Policisë së Kavajës të përfshirë në këtë çështje.

Pas skandalit të transmetuar në emisionin investigativ “Fiks Fare”, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) arrestoi sekserin Klodian Gago, ndërsa po hetohet në gjendje të lirë edhe shtetasi Hysni Luzi, i prezantuar në këtë investigim si daja i qytetarit të cilit iu grabitën 6.5 milionë lekë.

 

Sekseri Klodian Gagu dhe daja i qytetarit, në të gjitha bisedat që bëjnë për nxjerrjen e dokumentit nga Policia Shkencore, i cili identifikon autorin e grabitjes së lekëve, i referohen shoferit të shefit të Komisariatit të Policisë së Kavajës, i cili njihet me emrin Festim.

Sekseri i prezantuar me emrin Klodian Gagu, në të gjitha bisedat që bën me qytetarin kuptohet që ka njohuri për detajet e dosjes së grabitjes së shtëpisë së tij, dosje e kthyer nga Prokuroria e Kavajës në Komisariatin e policisë për identifikimin e autorëve të ngjarjes.

Në bisedat e sekserit përmenden disa punonjës të tjerë të Komisaritit të Policisë së Kavajës, si inspektori i Rendit dhe oficeri i Krimeve që mbulon zonën e Cikalleshit, të cilët sipas tij nuk kanë kryer hetime në vendngjarje dhe nuk kanë zbuluar qëllimisht autorët e grabitjes.

Sipas sekserit, në vjedhjen e kryer në banesën e Shyqyri Xhafës janë përfshirë njerëz të afërm të policëve të Kavajës, prandaj policia nuk ka identifikuar personat, të cilëve u përkisnin shenjat e gishtërinjve të gjetura në vendngjarje.

Qytetari i kërkon disa herë sekserit Klodian Gagut dhe dajës, Hysni Luzi, që të sillnin në takim edhe shoferin e shefit të komisariatit, emri i të cilit është Festim Kullolli, por në asnjë moment punonjësi i policisë, sipas sekserit, nuk ka pranuar të ishte i pranishëm në ato takime.

Pasi kryhet pagesa e dy kësteve të tjera, 150 mijë lekë, sekseri Gagu e kërcënon qytetarin që të mos diskutojë asnjëherë për këtë pazar të bërë me të, pasi rrezikon edhe jetën. “Mbyll gojën se ndryshe na pret plumbi, veç vdekja na pret”, shprehet Gagu.

Pasi merr këstin e fundit të pagesës, sekseri i dorëzon qytetarit dokumentin që mban firmën e ekspertit të Policisë Shkencore, dokument i lëshuar që në datën 5 qershor 2018, pra 6 muaj më parë.

Sekseri pranon që t’i japë qytetarit një fotokopje të këtij dokumenti, pasi dokumenti origjinal duhej t’i kthehej shoferit të shefit të Komisariatit të Policisë së Kavajës. Pas këtij dorëzimi, sekseri merr përsipër që të negociojë për kthimin e lekëve të vjedhura te qytetari, por kundrejt një pagese tjetër prej 150 mijë lekësh.

Përveç bisedave me sekserin dhe dhënies së lekëve, “Fiks Fare” ka mundur të xhirojë edhe momentin e arrestimit të Klodian Gagut, i cili u arrestua në momentin që ai mori një milionëshin e fundit të lekëve, nga 2.5 milionë lekë që kishte marrë në total. Arrestimi i tij në flagrancë u bë në një lokal në qendër të qytetit të Kavajës, nga strukturat e SHÇBA-së.

***

Takimi ku sekseri i policisë Klodina Gagu merr shumën prej 500 mijë lekësh të vjetra

Sekseri– Të lemë atje përpara ty ne
Qytetari – Këtu, këtu. I mora tek baba për Zotin. Po ça të bëj unë o Klod.
Sekseri– Të jemi korrekt pra, kjo është korrektesa ja edhe unë tregohem më korrekt me ty. A i ke numëruar?
Qytetari – O Klod, ja vëlla ja, 1, 2,100, 120, 140,160, 180, 190,200. 1.2.3,4,5,6,7,8,9,10, 300 ke, 1,2,4,5,6,7.8.9.10, 400, 2,3,4,6,7,8,9, (numëron leket dhe ja jep Klodit )
Sekseri– 500 ti numëroi
Daja i qytetari – Një milion e gjysmë i ke.
Sekseri– Tani kam me të marr edhe një milion. Jo një milion e gjysmë. Ne dhe një milion ke për të dhënë. Tani ditën që të jesh gati me një milionëshin, thuaj dajës je gati. O zemra ime kur të jesh gati me një milionëshin thuaj dajës jam gati. Ore kur të jesh ti gati, jo kur të vij shenja se unë shenjën bëj tani një sms dhe më thotë mua nesër.
Qytetari – Mirë
Sekseri– Do mos rëndohesh kot.
Qytetari – Mirë, mirupafshim, o daje mirupafshim!
Sekseri– More vesh ti, kur të jesh ti gati thuaj dajës jam gati
Qytetari – Mirë pra mirë, ore i kam marr borxh shkova tek baba ore
Sekseri– Po jo me llap me rob, me ba llapa- llapa.

Takimi pas dhënies 500 000 lekeve me dajën Hysni Luzi

Qytetari – Hë mo dajë ça ka ba ai çuni?
Daja i qytetari – Letrat i kanë ba gati, letrën.
Qytetari – Ai po
Daja i qytetari – E
Qytetari – Ti e sheh vetë se një milion e gjysmë ikën do i jap edhe një milion. Festimi ( shoferi i kryetarit) do i marrë këto?
Daja i qytetari – Ai do i marrë pse kush do t’i marrë, do t’i marrë unë?
Qytetari – Po mirë pra se ky përshembull thotë nuk kam besim tek ky tjetri se unë këtë se njoh fare.( Klodin).
Daja i qytetari – Ai është Festimi
Qytetari – Mirë pra, shoferi apo jo
Daja i qytetari – Po
Qytetari – Si e ka mbiemrin ai?
Daja i qytetari –Ku di gjë
Qytetari – Apo frikohet Klodi
Daja i qytetari – Po s’tregojnë o vëlla ça flet? Ai të jep letrën tek dora, ja ky është personi të thotë.
Qytetari – Kur të thotë ai për të shkuar në Tiranë.
Daja i qytetari – A e dëgjova ça të thanë?
Qytetari – Po mirë, mirë se e dëgjova atë.
Daja i qytetari – E lloqe, mbrapashtesa nuk dua
Qytetari – Mirë , mirë se atë dua Festimin përshembull se ai është shoferi i kryetarit ( shefit të komisariatit të policisë Kavajë)
Daja i qytetari – Po ai është
Qytetari – Më tha atë ditë Klodi, më tha është shoferi po thashë …
Daja i qytetari – Ai është!
Qytetari – Se në telefon, as s’e kam numrin
Daja i qytetari – Ai, ai është
Qytetari – Po mirë
Daja i qytetari – Shoferi, se numrin e atij s’e kam as unë.
Qytetari – Mos na bëj ndonjë proçkë se ku e njoh unë Klodin, merr ndonjë letër fallco a ku e di unë na e fut kështu
Daja i qytetari – Letra do të dali prej andej ( policisë).
Qytetari – Mirë pra
Daja i qytetari – Do shihet letra një herë , kujt është kjo vulë, kush e ka shkruar këtë letër.
Qytetari – Mirë pra atë dua unë.
Daja i qytetari –Eh
Qytetari – Festimi ai është kryesori apo jo? Ato i hanë me një vend, është puna e atyre ça bëjnë ma
Daja i qytetari – Të bëjnë ça të duan, kokën hangshin ishalla! Për çfarë erdhe ti sot?
Qytetari – Vetëm me taku dajën. Shumë mirë, dajë po iki pra
Daja i qytetari –Kur do vish ti?
Qytetari – Unë me të thënë të drejtën parmbrëmë kam fol me kalamajtë. Unë për ato 300 000 tani sonte a nesër
Daja i qytetari – Ti s’di gjë kur i bien ai?
Qytetari – Tani kur të lajmëroi …
Daja i qytetari – Ai do të thotë ty o babë shko e merri filan vend do të thotë
Qytetari – Po, po pres ata dy ditë ishte shi në Greqi ene kështu. Unë po iki tani
Daja i qytetari –Po mirë kur të lajmërojë ty, hajde vetë.
Qytetari – Se të ishte me të pa Festimin ta jep Festimi në dorë, po unë nuk e njoh Festimin?
Daja i qytetari – Ça do ii jepje Festimit ti?
Qytetari – Ato ( lekët) apo ja jep vetë Klodi thua ti?
Daja i qytetari – Do bisedosh me të do jemi prezentë ne të dy.
Qytetari – Edhe ai do vijë ( Festimi)?
Daja i qytetari – Them se po se ai atëherë
Qytetari – Po atë dua, të vij Festimi se të paktën i hy kësaj gjëje. Se ky i ka hy ndoshta, ku kam besim tek ky unë. Unë dua të vij Festimi dhe o Festim, ej të dha vëllai një milion e gjysmë, na edhe një milion të tjera se unë kam hy në borxh, tani vetëm kur të dal rrugëve. Unë dua të jetë festimi atë ditë, thuaj Klodit t’i jap paret në dorë edhe mbaroi puna.
Daja i qytetari – Kishë ardhur në mëngjes
Qytetari – Ça të bëj unë?
Daja i qytetari –Iku ku kapen ata, ikën për Tiranë i tha ec
Qytetari – A ma bën mua fotokopjen?
Daja i qytetari – Ai do të dorëzoj letrën kryesore ty, jo fotokopjen
Qytetari – Mirë pra, të më japi letrën i jap lekët
Daja i qytetari –Edhe një herë po të them, do të japi letrën kryesore, jo fotokopjen.
Qytetari – Ti më the mbrëmë, do të jetë edhe Festimi
Daja i qytetari – Duhet të jetë edhe ai të thashë . Po pse ne e komandojmë Degën e Brendshme
Qytetari – Mirë, mirë çdo njeri e di vetë
Daja i qytetari –Nuk komandojmë shtetin, janë shteti o vëlla.
Qytetari – Ti di të paktën kush është , kush ma ka ba? Ndoshta ka bërë ndonjë fallco, më q… me nder
Daja i qytetari – Po kush është fallco?
Qytetari – Se unë nuk e njoh Klodin
Daja i qytetari – Po pse unë një herë kam mbaruar punë me këtë. Ku gjendet vula e policisë? Kush e bën këtë?
Qytetari – Po ndoshta ka ardhur që një vit ( ekspertiza e shenjave të gishtave) e ka ruajtura ai i madhi
Daja i qytetari – Jam memec, nuk di gjë
Qytetari – Po derisa sa Rifati (oficeri i krimeve) tha shenja e gishtit ka ardhur këtu. Ai ndoshta e ka fshehur
Daja i qytetari – Jam memec, nuk di gjë!
Qytetari – Pse thashë ta takoi Festimin vetë or çun t’i thoja i more këto dy e gjysmë, kush do më çoj mua në Tiranë, t’u ballafaqoja me të. Se të ishte vetë Festimi, unë i mora o vëlla do të ndihmoj unë. Mua s’më thotë kryetari hajde të ndihmoj unë
Daja i qytetari – Kryetari ty?! Të vidhen lekët në pyll unë s’e marr vesh këtë punë
Qytetari – Po ça të them unë
Daja i qytetari – Pse e di unë, unë jam në shtëpi time. Po ta di unë të them ja tek e ke, kape.
Qytetari – Po unë atë kam frikë se më jep një emër tjetër për tjetër dhe thotë Shyqe emrin ta tregova . Dhe thotë ndiqe vetë. Ça të bëj unë? I ikën dy milion e gjysëm Shyqos edhe gjashtë e gjysmë ( u vodhën) I ikën nëntë milion lekë. Na letrën tani, gjëmojë vetë thotë, ku të shkoj unë? Atje në Tiranë unë? (vjen sekseri Koldi ). Hajde pra
Sekseri– Isha duke folur me Festin pra
Daja i qytetari – Ça tha Festimi?
Qytetari –Çfarë Festi është ky, ky tha mbrëmë do vij Festi
Sekseri– Dëgjo vëllain këtu
Qytetari – Hë
Sekseri– Festi është në Tiranë. Festi nuk takon njeri. Hajdutin o shoku e ke një çik problem do të bie si bombë. S’ke për ta besuar
Qytetari – Po pse di gja a si?
Sekseri– Si do që të jetë puna unë të garantoj vetëm për një gjë, në qoftë se ky do me thotë tani do ma konfirmoi me anë të sigurimit të sendeve ti mundet ti marrësh lekët brenda muajit. Ore ai nuk takon njeri, ai edhe këtë burrë që e ka takuar dy herë ( dajën e qytetarit) e ka taku, ka nejt në makinë nuk ka zbritur fare, mua më ka thënë kur ke këste gjë, mos më prezanto fare merre e mbaro punën vetë edhe mbaroi loja
Daja i qytetari – Po, po, po ndihma e tij është
Sekseri– Po dakord pra, se është ndihma e tij, po nuk del njeri në skenë ashtu sikurse mendoni ju, se janë zyrtare, se edhe ai burri i huaj atje i ka një çik
Daja i qytetari – Po mirë, po lekët si mund t’u merrkan?
Sekseri– Problemi rri urtë sikur je e mos u ndjej më. Ke fut dajën, ke futur gjithë këtë burrë këtu. Unë them 99% ke për të marrë lekët. Më ke dhënë dy milion e gjysmë lekë.
Qytetari – Unë dua prej teje të më japi letrën, t’i jap ja ku i kam, a shef ti? Unë dua letrën në dorë e mirupafshim. Pa letër unë s’jap lekë sot.
Daja i qytetari –Do marrësh letrën, të japësh lekët.
Sekseri– Unë kisha bërë në men kështu, e do me burrni, me të pru letrën ty e me vra veten. Gjashtë e gjysëm të kanë marrë, gjashtë e gjysëm do marrësh . Për lekët ok me mu, e ke mbyll historinë e lekëve. Tani ai burri i huaj e ka letrën e kupton?
Qytetari – Po
Sekseri– ( Merr dikë në telefon) Klodian Gagu nga Kavaja ju shqetëson, si je, unë nuk jam nisur akoma do nisem së shpejti. Ok takohemi te Shkëmbi Kavajës? Ok, gjithë të mirat mirupafshim! Po ja do t’i marrë kartën me vete këtij zotërisë. Ok, gjithë të mirat mirupafshim! Ke fotokopjes të kartës identitetit me vete?
Qytetari –S’kam
Daja i qytetari – Po kartën e ke me vete?
Qytetari – Po
Sekseri– Ku do ta bëjmë një fotokopje?
Daja i qytetari – Kush është ky personi?
Sekseri– Po ky tha pra Festi
Daja i qytetari –Mos është për punën e lekëve
Qytetari –Po unë po prisja për punën e letrës more vëlla
Sekseri– O zemra ime, nuk ka lidhje me letrën fare kjo pjesë. Kjo ka të bëj me lekët që do marrësh t’i mbrapsht. Ka lidhje me lekët që do të kthehen ty, prandaj duhet karta. Se letra është.
Qytetari – Atë du letrën, ti mu letrën, unë lekët ty ene…
Sekseri– O zemra ime letra është. Problemi është se unë duhet me shku me taku prapë këtë person. Këtu është halli të mbarosh punë ti
Daja i qytetari – Këtu bëhet llafi të marrësh lekët pra. Se kollaj me të dhënë një letër në dorë, shko ku të dush ti.
Qytetari – E ka Festimi
Daja i qytetari –E, ti nuk do i dorëzosh lekë njeriu, pa marrë letrën. Jam ngatërruar edhe unë prej teje
Sekseri– Kemi këto dy variante, o letrën për të gjet hajdutin e për të fjetur gjumë,o letrën me marrë ndonjë lekë. E do letrën kur të vij burri huj e të vish ta marrësh?
Qytetari – Po pra
Sekseri– Ti më ke ardhur me një milion lekë mu e ti thua më kërko letrën. Tashi si them me ma pru në ëhatsapp mu dhe ta marr një milionëshin. I them ma nis në ëhatsapp, shkoj e printoj e të them kjo është letra e mbaroi filmi, ma nis me ëhatsapp. E donë letrën e të mos bësh veprime të tjera në Durrës për të marrë ato gjashtë milion e gjysmë lekë apo e donë të mbaroi punë komplet një herë, si e donë more vëlla?
Qytetari – Letrën unë dua të di emrin kush ma ka ba. Letrën për Zotin më mirë marr letrën të pres këtu.
Sekseri– O letra është në Tiranë, s’ka letrën Klodi o shoku. S’ja jep Klodit njeri letrën o shoku. Letrën ia marr unë atij, po të më kishe thënë në mëngjes Klodi ma bjer një çik letrën ene se do vishe tij ja ku e ke letrën e mbarofshim punë. Letrën e ka Gaja në Tiranë nuk e di se kur vjen vjen në darkët vonë, vjen në orën pesë apo nuk vjen hiç. Se zakonisht ai po ik në Tiranë, ai nuk vjen njeri në Kavajë ma.
Daja i qytetari – Merr letrën atij pësonit ça është shkruajtur aty, ta lexoi vetë se me shkollë është dhe ja tek e ke
Qytetari – Më bjer letrën o Klod
Sekseri–Ore more letrën me mu s’ke punë
Qytetari – Mirë
Daja i qytetari – Në rregull
Sekseri– Prit ditën e diel.
Qytetari – Unë atë dua mo Klod kush ma ka ba
Sekseri– Mbas marrjes letrës të shtrëngoj dorën mirupafshim nuk njihemi më bashkë. Ai që të ka vjedh shtëpinë është polici o zemër.
Qytetari – Po ku di gjë unë o Klod kush është
Sekseri– Polic pra është . ( Merr në telefon Festimin) o vëlla do ta lemë këtë muhabet se , ok në rregull hajde mirupafshim. U mbyll kapitulli o vëlla ishalla vjen sonte ai që nesër të marrësh letrën.
Daja i qytetari – Letra ka dalë prej atje. Ka dalë prej ekspertizës dhe e ka ai letrën, as unë jo, as ky jo ( Klodin). Do letrën në dorë, do të dish hajdutin, hajduti është nji ky këtu. Letrën e ka Festimi.
Qytetari –Ene do ta japi tu, a jep vetë tani çdo bëj?
Daja i qytetari – Ba vaki s’ma jep letrën mua pa lekët.
Qytetari – Pa lekë? Ça të them unë?
Daja i qytetari –Ça të thuash ti, m’i le mua lekët
Qytetari – E
Daja i qytetari – Edhe të marrë letrat, letrat në dorë.
Qytetari – Unë këtu i kam lekët
Daja i qytetari – Në rregull unë do vij të bi letrat në dorë ty.
Qytetari – Ç’është ba?
Daja i qytetari – Ç’është ba, problemi është t’i do marrësh lekët. Ato punë janë duke ba, ata qenkan grup një herë. Me emra nuk t’i tregoj.
Qytetari – Nuk di gjë
Daja i qytetari – Do marrësh lekët javën që vjen.
Qytetari –Ça të them unë o dajë
Daja i qytetari – Ça të thuash ti? Për një mijë vjetër s’ke për t’u qa me ato ti. Është duke punuar ai me ato.
Qytetari – Festimi?
Daja i qytetari – Festimi me ato. Kanë pranuar që t’i japin lekët.
Qytetari – Të mos mashtroi ty edhe mu?
Daja i qytetari – Do marrësh lekët
Qytetari – Vëllai Klodit unë s’i besoj
Daja i qytetari – Do marrësh lekët një herë po të them.
Qytetari – Ata m’u më mashtrojnë.
Daja i qytetari –Si thotë ai, Festimi që i ka thënë Klodit. Për mua gjasme më ka bërë robin e vet, donë lekët apo duan hajdutin? Qe dua hajdutin?
Qytetari – Po letrën pse s;ma jep mo dajë? Do e japi letrën tani?
Daja i qytetari –Qe do letrën, do letrën apo hajdutin?
Qytetari – Unë dua lekët ne e bam me letër
Daja i qytetari – Po mirë hajdutin do apo donë lekët?
Qytetari –Po ta di unë kush është, qysh m’i jepka mua lekët hajduti?
Daja i qytetari – Qysh kujto ti ka njeri lekë tepër t’i japi prej xhepit ty ore?
Qytetari – Atë pra
Daja i qytetari – Lekët e hajdutit që të ka marr ty.
Qytetari – Ta di kush është?
Daja i qytetari – Kryesori është ai me kapele që ka qenë tek ti ( polici)
Qytetari – Po kështu tha atë ditë, do marrë edhe letrat edhe lekët
Daja i qytetari – Kryesorja është letra, letra i ka zbulua
Qytetari –Po mirë të më japi letrën, një copë letre unë e dua o djalë.
Daja i qytetari –Një herë pot ë them letra i ka zbutu se kush janë. Edhe ka ra kështu tani, më fal se të jap lekët kokë më kokë sa I kam marrë.
Daja i qytetari –Po do I marrësh pra. Kaq muhabeti
Qytetari –Po Festimi se takuam ne
Daja i qytetari –Festimin as unë se kam taku, ka ngelë në Tiranë u ka ba rrumpall atje. Llafet e Festimit janë ato, javën që vjen do marrësh lekët.
Qytetari –Çarë ditë
Daja i qytetari – Çarë ditë, tani kur t’ja marri atyre.
Qytetari –Se mos ta bëj kështu, shtymë, shtymë
Daja i qytetari – Do ja japi Bardhi lekët ( oficeri I krimeve ) do ja japi Festimit, Festimi pastaj thërret këtë dhe mua ja ku i kini lekët, kaq
Qytetari – Edhe emrin të ma jap një çik letrën
Daja i qytetari –Ç’e do emrin?
Qytetari – Jo, jo unë pa emër nuk lëviz. Ta di unë
Daja i qytetari – Po mora lekë, nuk më bi në mendje kush është ai
Qytetari –Ta di
Daja i qytetari – Po ky është kryesore edhe një herë po të them. Ore edhe një herë po të them do lekët apo…
Qytetari – Të dy i dua
Daja i qytetari –Ça më duhet hajduti mu ore?
Qytetari – Jo unë e dua
Daja i qytetari – Ato sa janë, sa ishin sipas asaj që pashë unë…
Qytetari –Unë e dua o dajë.
Daja i qytetari – Edhe letrën e marr
Qytetari – Unë atë dua prej teje letrën si dija
Daja i qytetari – A nuk i donë lekët ë?
Qytetari – Po ta di a ka rëndësi kush është filani edhe me letër.
Daja i qytetari –Ça do bësh me letrën?
Qytetari –Ta mbaj ta kem kujtim
Daja i qytetari –Ta kesh kujtim?
Qytetari –Kot, ore kot .Klodi kështu ka thënë do të jap lekët edhe letrën dhe unë lekët në dorë.
Daja i qytetari – Edhe një herë po të them letra i ka zbulo ekspertiza .Eshtë kry ato i ke 5 – 6 veta në bashkëpunim.
Qytetari –Edhe emrin të ma japi aty edhe mirupafshim
Daja i qytetari –Emrin e ka shkraujtur ekspertiza s’e kam shkruajtur unë
Dorëzimi i letrës dal nga policia shkencore kundrejt 2,5 milion lekëve
Qytetari – Këtu isha këtu tek xhamia.
Daja i qytetari – (telefonojnë sekserin) jemi tek K… poshtë
Sekseri – Erdha
Qytetari – Do ta marr letrën?
Daja i qytetari – Do ta japi ai letrën, të kishe ardhur që dje e kishe marrë letrën
Sekseri – Hë mo
Daja i qytetari – Po ti nuk do pishë ndonjë gjë?
Sekseri – Nuk du gja. Ta hapim një herë tani
Qytetari – Ta hapim të shohim një herë
Sekseri –Urdhëro, do shkruash një çik më poshtë
Daja i qytetari – E lexon
Qytetari – Po, po Akt Inspektimi. I mbajtur sot me datën 5 në prani të komisionit të inspektimit shkencorë me kryetar Ilmi Gjokuta, anëtar Anton Lleshi e Vasil Vanxheli i konstatuar mbi grabitjen e ndodhur në banesën e shtetasit Shyqyri Xhafa. Konfirmim e grabitësit rezulton që shtetasi Eugert Mataj është fajtor mbi grabitjen. Ky akt ekspertimi i dorëzohet Prokurorisë Tiranë për shpalljen në kërkim të autorit. Kryetari I komisionit Ilmi Gjokuta.
Sekseri – Tani janë dy gjëra të tjera I do lekët mbrapsht tani, si do lekët?Tani dy llafe burri i ndajmë shapin nga sheqeri tani. Apo jo o daj si thua?
Daja i qytetari –Ky thotë se nuk i dua
Qytetari – Më shkonte në mëndje se ky njeri nuk është. Ça të them unë
Sekseri –Tani do shkruash këtu emrin tënd, datën e sotme do shkoj në Tiranë kjo. Do t’i bësh një fotokopje kësaj. Kur të marrësh lekët, ta mbyllim kështu sikur është e t’ja japim burrit huj. Edhe të marrim lekët ishalla nga java që vjen të marrësh lekët. Letra ja ku është
Qytetari – Kjo është origjinalja?
Sekseri – Origjinalja e kanë pru ato, se kam ber unë. Tani çfarë veprim të bëj unë më thua?
Qytetari – Do e mbaj këtë unë
Sekseri – Tani të hymë të marrim lekët pa bërë zhurmë. Kjo është çështja tani.
Qytetari – Lekët këtu i kam o vëlla
Sekseri – Lekët do t’i lësh tani. Në qoftë se hymë me marrë lekët, hajde të hymë me marrë lekët. Një milion e gjysmë do të marrin ata që do të ndihmojnë. Do marrësh pesë milion mbrapsht
Daja i qytetari – Zgjidhe e merr tani.
Qytetari – Siç e kam ba, këtë do ta mbaj unë?
Sekseri – O zemra ime do shkruash që jam dakord, do ja jap burrit huaj këtë unë. Do shkruash këtu që jam dakord me marrë lekët. Se do t’ja tregoi burrit huj këtë.
Qytetari –Bjere mua letrën bjere, fute letrën brenda (në zarf)
Sekseri – Problemi është se do ta takoi prapë burrin e huaj, ata duan lekët tani.
Qytetari – Mirë, mirë unë ja ku i kam.
Sekseri – Po ta do t’i lesh, po thashë të marrësh lekët mbrapsht. Një fotokopje të kësaj do ja le unë dajës.
Qytetari – Po me mbajt këtë origjinalen?
Sekseri – Jo, jo origjinalja do të shkoj. Si do mbash origjinalen. Nuk bëhet fjalë për origjinalen
Daja i qytetari –Ti bësh një fotokopje ta kesh me vete ose ta mbaj unë.
Sekseri – Ta mbaj daja deri në momentin që do vish të marrësh lekët. Merr këtë letrën bëje një fotokopje mbaje ti një dhe kur do të zbresësh poshtë? Do vish të marrësh lekët, ja ta marrë një herë në telefon. Alo hë vëlla ça bane?Mirë, unë jam me këtë tani , jo, jo origjinali nuk bëhet fjalë me ja dhënë . Tani kur do të vij ky për të marrë lekët? Ok më datën 20 thua, ok, ok ciao rrofsh. Me datën 20 thotë, origjinalin mos ja jep më tha mu. Këtu shkruaj emrin tënde, Jam dakord për kthimin e shumës së grabitur.
Daja i qytetari – Letra do rrijë atje sipas asaj?
Sekseri – Do e marrë ai, do e marrë ai. Do I bësh një fotokopje do e mbash ti deri në momentin që do marrësh lekët. Këtë mos e bëj zë me njeri fare se na prish gjithë terezinë e punës. Na ngatërron me këto gjëra na ndan plumbi deri me vrasje. Tani erdhëm në finale ishalla do Zoti merr ato lekë, mos u ndjej fare ma as kush ta bëni as kush s’ta bani
Qytetari – Po ku rri ky apo se njeh?
Sekseri – S’e njoh fare.
Sekseri – Unë e di kush e ka shkruajtur, kjo më intereson mua. Hiqe origjinalen. Me datën 20 ky të zbres poshtë, se i thashë letrën po e mbaj unë i thashë . Me datën 20 do zbresësh poshtë të marrësh lekët. Mos bani za me njeri kaq tha. Mbyll gojën, mbyll gojën se na q… nanën.
Qytetari – O Klod dëgjo pra
Sekseri – Do më vrasësh me robtë
Qytetari –Dëgjo pra, 1,2,3,4,5,6,7,350,370, 390, 400
Sekseri – A i ke numërua?
Qytetari – 400 prit o vëlla prit
Daja i qytetari – Ule dorën ma poshtë
Qytetari –1,2,3,4,5,500, 1.2.3.4.5, 600,1,2,3,4,5, 700,1,2,3,4,5, 800,1,2,3 u banë 800 e..
Sekseri – Vazhdo
Qytetari –1,2,3,4,5
Sekseri – Një milion
Qytetari – 1,2,3,4,5 I kam numëru gabim
Sekseri – Bjeri ti numëroi unë
Qytetari – I kam numëru gabim po hë.
Sekseri – 1,2
Qytetari – tre e gjysëm, katër
Sekseri – Numëroi edhe një herë ti?
Qytetari – Në rregull?
Sekseri – Më dalin mangët
Qytetari – Mangut, ça flet ti ore?
Sekseri – Më dalin 30 000 lekë .Numëroi një herë mos i kam numëru unë gabim po hë
Qytetari – Ça flet?
Sekseri – Ça ka aty?
Qytetari – 1,2,3,4,5,6, 350,370, 390, 400
Sekseri – 400
Qytetari –1,2,3,4,5, 500
Sekseri – 5
Qytetari – 1,2,3,4,5
Sekseri – 60 000
Qytetari – 60 000, 1,2,3,4,5, 70 000
Daja i qytetari – 70 000
Qytetari –1,2,3,4,5,80 000
Daja i qytetari – 80 000
Qytetari – 1,2,3,4,5.
Sekseri – 90 000 vazhdo
Qytetari – 1,2,3,4,5,6,7,8,9,10
Sekseri – I kena numërua gabim. Thash pra se thashë ç’ne më dolën gabim.
Qytetari – Faleminderit t’u bafshin hajër!
Sekseri – Dëgjo tani mbyll gojën
Qytetari – Po mirë pra letrën ma jep atë
Sekseri – E ka daja ta mbaj daja fotokopjen deri në momentin, Hysë se i thashë se e kam unë. Deri me datën 20 ti do rrish kështu. Do vish me datën 20 do marrësh lekët dhe në p…s.. kësaj letrës mbasandaj.
Ndërhyn SHÇBA-ja.