Shqiperia

Skandali në Top Channel: sa i sinqertë ishte pastori në kërkesën për kujdestarinë e vajzave të Gëzim Avdulajt?

Emisioni “Dua të bëj të lumtur” në Top-Channel, solli në arenën e ekranit shqiptar një nga dhimbjet më të mëdha me të cilën përballen disa prej familjeve shqiptare, humbjen e fëmijëve të tyre për shkak të varfërisë.

Shumica dërmuese e atyre që e panë këtë emision u skandalizuan me guximin dhe këmbënguljen e shëmtuar të drejtueses së emisionit, të përfaqësueseve të Avokatit të Popullit dhe të publikut të paguar, për të bindur babain e vajzave që ai t’i jepte pastorit dhe bashkëshortes së tij “kujdestarinë alternative”, në mënyrë që ato të rriteshin në shtëpinë e tij, si të ishin fëmijët e tij. Pastori me të shoqen pretendonin se: “nuk dëshironin që t’i birësonin ose që t’i jepnin mbiemrin e tyre. Gjithashtu nuk donin që t’i ndanin nga babai biologjik apo nga vëllezërit edhe motrat e tyre. Pastori dhe gruaja e tij dëshironin që dy vajzat të kishin një jetë më të mirë, më të lumtur, plot me dashuri. Dëshironin që fëmijërinë të mos e kalonin në jetimore, por në një familje e cila do t’i falte dashurinë dhe përkujdesin që i kishte munguar në gjithë këto vite.” (shih: http://top-channel.tv/2018/03/03/pastori-kerkon-kujdestarine-alternative-babai-refuzon-do-rrine-ne-jetimore/)

Por sa i sinqertë ishte pastori në këtë drejtim?

Nga një kërkim në rrjetin social të FaceBook-ut na rezulton se pastori në fjalë ka të paktën dy vjet që përpiqet t’i adoptojë vajzat e Gëzim Avdulajt. E bija e pastorit, Yvana Zike, ka postuar në profilin e saj në FB në datën 01/01/2016 një foto me dy vajzat e Gëzimit ku duke i dhënë përgjigje një pyetje të një pastori amerikan i cili e pyet se:

“Who are those precious little girls with you?”

(Kush janë këto vajza të vogla të vyera me ty?)

Dhe vajza e pastorit që i përgjigjet duke thënë:

“They are two orphan girls we got from Orphanage in Saranda city. Dad and mom are working to get govermnet’s aproval to adopt them. They are so sweet and we love them.”

(Ato janë dy vajza jetime që ne i kemi marrë nga Jetimorja e qytetit të Sarandës. Babai dhe mamaja po punojnë për të marrë aprovimin zyrtar për t’i adoptuar ato. Ato janë kaq të ëmbla dhe ne i duam ato.)

A thua nuk e dinte vajza e pastorit se vajzat nuk janë jetime, ndërkohë që kërkon adoptimin e tyre? Me lejen e kujt ajo i ka marrë ato në Tiranë për të festuar vitin e ri?

Përse kjo këmbëngulje mbi dy-vjeçare për të marrë vajzat e Gëzim Avdulajt?

Ne mund të përpiqemi të kuptojmë dëshirën e mirë të familjes së pastorit, për t’i bërë vajzat e Gëzimit të lumtura, por nuk arrijmë të kuptojmë sesi do t’i bënin ato të lumtura duke i larguar nga babai i tyre, duke i adoptuar ato dhe duke i bërë të duan më shumë pastorin dhe familjen e tij sesa prindërit e tyre të vërtetë?!

Nëse vërtetë pastori do të ishte i sinqertë në nismën e tij, atëherë le ta ndihmonte këtë familje dhe këto vajza të bashkoheshin nën kulmin e çatisë së shtëpisë së tyre, dhe të mos shfrytëzonte mjerimin e tyre, për të përmbushur misionin e tij në gjuetinë e shpirtrave dhe konvertimin e tyre në fenë e tij. /tesheshi

OPINIONE