Skandali në Zimbabve/ Arrestohet ministri i Shëndetësisë, lidhje korrupsioni në Shqipëri me kompaninë e Klodian Mërtirit, ja si përfitoi tenderin 60 mln $

Aksioneri i kompanisë shqiptare, Klodian Mërtiri i cili u përfshi në skandalin në Zimbabve për aferat korruptive me dy tendera në vlerën e 60 milionë dollarëve është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas mediave ndërkombëtare, qeveria e Zimbabvesë është përfshirë në një sërë skandalesh për menaxhimin e situatës së koronavirusit dhe në një prej këtyre ishte  edhe kompania Drax International, me aksioner të vetëm Ilir Dedjan, i cili në të vërtetë është Klodian Mërtiri, një shqiptar me pasaportë italiane të cilës qeveria e Zimbabvesë i akordoi tenderin me vlerë 60 milionë dollarë për pajisje mjekësore pasi ka lidhje të përafërta me djalin e Presidentit të Zimbabvesë.

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë Obadiah Moyo  u arrestua por është liruar me urdhër të Presidentit Emerson por akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Ai ka lënë një garanci pasurore 50 mijë dollarë por tashmë ka për t’u përballur me gjqyin.

Moyo dhe zyrtarë të lartë të qeverisë akuzohen se kanë dhënë miliona dollarë tendera për pajisje mjekësore në kohën e emergjencës së COVID-19, për kompani që nuk kanë qenë pjesë e regjistrit të prokurimit publik.

 

foto galeri

/BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne