Sky News fshin postimin në X mbi tifozët izraelitë të futbollit që thërritën slogane raciste

Sky News me bazë në Mbretërinë e Bashkuar fshiu një postim në X rreth tifozëve izraelitë që thërritën komente raciste përpara ndeshjes së futbollit të Ligës Europa të UEFA-së në këtë javë në Amsterdam. “Tifozët e Maccabi Tel Avivit kanë rrëzuar flamujt palestinezë dhe kanë brohoritur slogane raciste antiarabe”, thuhej në postimin e fshirë në X.

Disa në rrjetet sociale kanë reaguar për heqjen e videos pas shpërndarjes. Ata thonë se gazeta ka censuruar veten. “Videoja shpjegon të vërtetën rreth huliganëve izraelitë të futbollit që bënë një trazira raciste në qytet këtë javë”, shkroi në X Asa Winstanley, gazetar investigativ me origjinë hebraike.

Tifozët izraelitë provokuan incidente

Tifozët izraelitë sulmuan dhe provokuan mbështetësit propalestinezë para dhe gjatë ndeshjes së 7 nëntorit midis Ajaxit dhe Maccabi Tel Avivit në kryeqytetin holandez.

Gjatë një minuti heshtjeje për viktimat e përmbytjeve në Spanjë para ndeshjes, tifozët izraelitë vazhduan të fishkëllenin, të brohoritnin dhe të thërisnin parulla antiarabe. Të paktën 62 persona janë arrestuar deri më tani lidhur me këto incidente./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress