“Solidariteti me Afrikën tani është më i nevojshëm se kurrë”

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) shkroi një artikull me titullin “Solidariteti me Afrikën tani është më i nevojshëm se asnjëherë tjetër” për disa media afrikane me rastin e “25 Majit, Ditës së Afrikës“.

Kreu i diplomacisë turke i uroi të gjithë afrikanët për Ditën e Afrikës. Ai theksoi se kushtet e jashtëzakonshme të shkaktuara nga pandemia Covid-19 në të gjithë botën e bëjnë edhe më domethënës këtë vit solidaritetin e simbolizuar nga Dita e Afrikës.

Turqia synon t’i forcojë edhe më tej marrëdhëniet e saj me Afrikën në bazë të qasjes “Fito-Fito” (Win-Win) dhe respektit reciprok, shkruan Çavushollu dhe e vijon kështu artikullin e tij:

“Që nga fillimi i partneritetit së saj me Afrikën, Turqia ka zgjedhur politikën e mbështetjes pa kushte të objektivave që kontinenti i ka vendosur vetes. Afrika, për të cilën ne jemi krenarë që është partnerja jonë, është Afrika e frymës së vitit 1963 dhe e objektivave të vitit 2063”.

Çavushollu theksoi se Turqia do të vazhdojë të kujdeset për përparësitë e Afrikës në institucionet dhe organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, ku ajo është anëtare, kryesisht në Kombet e Bashkuara (OKB). Me këtë mirëkuptim,- thotë ministri, ne duam që ta realizojmë sa më shpejt të jetë e mundur Samitin e 3-të të Partneritetit Afrikë-Turqi.

Gjithashtu planifikojmë që të mbajnë në tetor edicionin e tretë të forumeve të biznesit dhe ekonomisë Turqi-Afrikë, të cilat janë zhvilluar në 2016 dhe 2018 në Stamboll dhe që kanë dhënë rezultate pozitive, nënvizon shefi i diplomacisë turke.

Covid-19 e kapi botën në befasi, vlerëson Çavushollu në artikullin e tij dhe shton se Turqia, e cila e zgjati dorën e ndihmës për shumë vende në nevojë, është e gatshme t’u përgjigjet kërkesave që kanë ardhur dhe do të vijnë në të ardhmen nga vendet mike të Afrikës./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne